edi rama aleksandar vucic

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kujtoi takimin e parë të tij me Edi Ramën 70 vite pas takimit të Titos me Enver Hoxhën.

“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me një energji të jashtëzakonshme politike e diplomatike.

Ndërkohë këto takime sot janë takime miqësore.

Por gjithashtu dhe komunitetet tona, bizneset. Unë jam shumë krenar të them që kemi marrëdhëniet më të mira në histori mes Beogradit dhe Shkupit. Besoj do të ishte një vendim i zgjuar që këto marrëdhënie të ruhen edhe në dekadat që do të vijnë.

Të gjitha këto marrëveshje konkrete shpresoj të kontribuojnë më tej në miqësinë mes vendeve dhe më tej.

Besoj të gjitha këto arritje konkrete do të kontribuojnë për përparimin e rajonit. Përpjekjet tona të përbashkëta do të japin edhe një forcë më të madhe që do të injektohet në projektin tonë, “ tha ai.

Nga OraNews