![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/640-0-632313169d59a.jpg?fit=640%2C414&ssl=1)
Vuçiç nuk tërhiqet: – Serbia të vazhdojë fushatën e çnjohjes së Kosovës
15 Shtator 2022
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se fushata e çnjohjeve për pavarësinë e Kosovës do të vijojë, për të forcuar pozicionin negociator të Beogradit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend të mërkurën, Vuçiç u shpreh se do të kontaktojë me liderë të disa shteteve në lidhje me këtë çështje, shkruan Tanjug.
“Është e qartë se ne nuk do të mund të ndryshojmë opinionin e vendeve perëndimore. Prishtina ka kërkuar që SHBA ndikoj në Vietnam dhe Kenia. Po e them për herë të parë tani. Do të përpiqem të kontaktoj me presidentin e ri të Kenias dhe shpresoj se mund të flasim edhe me miqtë tanë në Vietnam”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve
Ai theksoi se fushata e çnjohjes kishte arritur gjëra të mëdha dhe të rëndësishme dhe po e ndihmonte Serbinë të ruajë pozicionin e saj.
“Ne kemi punuar për çnjohje dhe do të vazhdojmë,” vuri në dukje presidenti serb.
Gazeta Shqip