Vuçiç për “Le Monde”: Unë nuk jam si Edi Rama, s’dua të lyp në derën e BE-së.

-Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në Paris, i ka dhënë një intervistë të përditshmes franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në në Sofje.

Ai ka folur lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është pyetur për deklaratat e presidentit Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.

Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas këtij qëndrimi të Macron.

Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese: “Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai.

Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik, por ai e di gjithashtu se ç’duhet të rregullojë.

o.j/dita