“Vuçiç po planifikon dorëheqjen, do të lërë pasardhësin e tij që të njohë Pavarësinë e Kosovës”
16 Tetor 2022
Kryeredaktori dhe pronari i “Informer” Dragan J. Vuçiqeviq tha sot se sipas informacioneve që ka nga bashkëpunëtorët e presidentit të Serbisë dhe Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar “dikë tjetër” të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe njohë pavarësinë e Kosovës, në një situatë kur presioni ndaj Serbisë për të zhvilluar këto dy lëvizje është aq i madh sa që vendi nuk mund t’i përballojë.
Lajmin e bën të ditur gazeta serbe “Danas” duke cituar Dragan J.Vuçiçeviqin, i cili ka deklaruar se ka informacione të besueshme se Vuçiç po planifikon të dorëhiqet.
Dragan J. Vuçiçeviç në një dalje televizive tha se informacionet që ka nuk mund t’i verifikojë, për shkak të “situatës së komplikuar”, drejtpërdrejt me Vuçiçin, sepse nuk mund të kontaktojë me të, por insiston se ato vijnë nga bashkëpunëtorët e presidentit nga qeveria.
Sipas shkrimit në Danas, në rast se Aleksandër Vuçiç dorëhiqet duhet ta informojë publikun që e ka dorëzuar dorëheqjen dhe mund të shpjegojë arsyet për këtë veprim.
Kushtetuta e Serbisë thotë se nëse presidenti i Republikës jep dorëheqjen, shkarkohet ose pengohet të kryejë detyrën, ai zëvendësohet nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare për maksimum tre muaj.
Nëse Aleksandar Vuçiç, i cili mban postin e presidentit të Serbisë, do të jepte dorëheqjen, Serbia do të udhëhiqej nga Vladimir Orliq, një anëtar i SNS-së në pushtet.
Komentit të prezantueses Dee Gjurgjeviç se Vuçiç nuk është tipi i personit që jep dorëheqje, Vuçiqeviq i është përgjigjur se “Vuçiç nuk është magjistar”, por përpiqet të zgjidhë situatat,
Ai tha gjithashtu se “Serbia duhet ta kuptojë se kjo nuk është politikë partiake”, por një politikë shtetërore që ka të bëjë me mbijetesën e kombit dhe të shtetit dhe se kjo mbijetesë varet nga të gjithë qytetarët e Serbisë, të cilët duhet të mblidhen rreth e rrotull interesave shtetërore dhe kombëtare për të mbijetuar.”
Gazeta Dita