Vuçiç vë alarmin: – S’është asgjë krahasuar me atë që pritet. – Britania dhe SHBA do detyrohen të… Sulmet në Ukrainë/ “Kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.
11 Shkurt 2023
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se momentalisht jemi në krizën më të madhe me të cilën përballet bota që nga Lufta e Dytë Botërore .
Ai ka shtuar se megjithatë kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që pritet të ndodhë.
“300,000 – 350,000 persona të vrarë deri më tani, 7,000 njerëz të dëbuar nga Rusia dhe Ukraina, personat e zhvendosur brenda vendit, mercenarë të shumtë të huaj që kanë vdekur etj.
Dikush do të thoshtë që është shumë por në të vërtetë nuk është asgjë në krahasim me atë që do të vijë. Në pesë apo 6 muajt e ardhshëm do të ketë një përshkallëzim të situatës dhe kjo do të ndikojë në vendin tonë në atë që presionet ndaj vendit tonë në marrëdhëniet me Federatën Ruse dhe presionet rreth Kosovës do të jenë jashtëzakonisht të forta.
Nuk është më plotësisht e qartë se kush po e fiton luftën, megjithëse gjashtë muaj më parë dukej se Ukraina po fitonte me mbështetjen e Perëndimit kolektiv dhe dje u shfaq një artikull në Politiko që pyeste nëse ishte e mundur që Putini të fitonte”, ka deklaruar ai.
Ai tha se kur sheh se askush nuk mund të rezistojë do të thotë se po vjen kaos i madh dhe përmendi se për SHBA dhe Britaninë e Madhe po vijnë “zgjedhjet e mëdha botërore”.
(BalkanWeb)