Vula e Pleqesise se Arberit. Kabash, Puke, 26 mars 1609 – Artefakte Histori: 413 vite me pare.
Vule e Pleqesise se Arberit dhe nje leter e vulosur me te ne Shenpal, Kabash, Puke, 26 mars 1609.
Artefakte Histori: – 413 vite me pare.
– Nga: Jaho Brahaj
– Vula eshte me Shqiponjen Dykrenare ku ruhet pothuajse e njejte forma grafike e shqiponjes se vules se Gjergj Kastrioti SKenderbeu, ka disa shenja shtese.
– Letra ne fjale eshte hartuar nga Krenet (Kreret) Shqiptar ne Kabash, Puke, 26 mars 1609 dhe i drejtohet Mbretit Filip te Spanjes. Me ane te kesaj letre paraqesin (kreret) ipeshkvin Nikoll Mekajshi si perfaqesues e si Ambasador.
Letra ne emer te Krereve eshte shkruar dhe vulosur nga Dom Pjeter Zeza, Abat ne Shen Pal, Kabash.
Pjeter Zeza ishte pinjoll i deres se lashte fisnike Zeza me titullin Sevast dikur, dhe nga kjo dere ka shume bije qe mbanin titullin Abat te ketij manastiri i cili ne dokumente te shekujve me pare vertetohet se nga kjo Abaci jane shuguruar edhe prifterinje, sepse kjo abaci me titullin “Abaci e Mitruar”, pra kishte shkolle teologjike (prifterore).
Per kete vule se pari eshte shkruar ne Revisten Leka, dhe nga dokumentet e hulumtuara ne vazhdimsi i dihet edhe punishtja ku u punu (formesu).
– Eshte Vula me te cilen u vulosen para kesaj date, me 15 shkurt 1602 Aktet e Kuvendit te Dukagjinit nga Kreret, ku ne emer te Zadrimes dhe Lezhes ka firmosur Teta (Shtjefen) Zeza po i kesaj dere nga eshte dhe Pal Zeza Abat – dhe njekohesisht Sekretar per ceshtjet qe vendosnin Kreret Shqiptare.
Ne Arkivin e Vatikanit ruhet gjurma e saj e vulosur ne dyll, sipas praktikave te asaj kohe.
Per kete vule kemi shkruar edhe me pare, por ne vazhdimesi do shkruajme, per pershkrimin e saje dhe per disa Akt-kredenciale qe jane vulosur me te.