Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit, e ruajtur në koleksionin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut. –
Vula Peshkopale e Nikollë Mekajshit, e ruajtur në koleksionin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut.
Një imazh i një relikeje të humbur, sillet në përkujtim të Shtjefen Gjeçov Kryeziut .
Nga: Jaho Brahaj
Nga: Gazeta Shqiptarja.com.
– Në arkivin e Shtjefën Gjeçov Kryeziut ruhej deri në vitin 1945 Vula e Peshkopit Nikoll Mekajshi.
Vulën ia huazoi Shtjefën Gjeçovi për botim Teodor Ipenit, Konsullit Austriak në Shkodër, dhe ai e botoi në monografinë e tij në Vjenë. Nikollë Mekajshi ishte një nga organizuesit dhe zëdhënësit e lëvizjes çlirimtare shqiptare, në krye të së cilës më 1595-n synoi të sulmonte e të çlironte Krujën. Ndoshta me prejardhje nga Mjekësi i Elbasanit, u bë peshkop i krahinës së Stefanisë në Shqipërinë e Mesme. Më 1601-1602 mori pjesë si figurë kryesore në Kuvendin e Dukagjinit. Pas kuvendit të Dukagjinit, vazhdoi të mbante lidhje me oborret europiane dhe dërgoi atje edhe përfaqësues. I ndjekur nga osmanët, u detyrua të tërhiqej në malet e Dukagjinit, ne Kalvarina (Kalivare) te Pukes. Më 1609-n shkoi në Spanjë si ambasador i krerëve shqiptarë.
I zhgënjyer nga qëndrimi zvarritës i mbretit spanjoll, u kthye në Romë, ku i paraqiti papës një përkujtesë me fjalë të forta proteste. Nikollë Mekajshi mbeti në mërgim, ku vdiq më 1615.
Mendimi i studiuesve është që kjo vulë mban në qendër, siç shihet dhe në foto, Emblemën (stemën) e familjes mesjetare fisnike shqiptare Mekajshi (në dokumente: Mecaisi). Për këtë shih: Jaho Brahaj – “Emblema Shqiptare”, botuar në Tiranë, në vitin 1997, fq. 82-83. Vula është ndër të vetmet nga Peshkopët shqiptare të shek. XVI-XVII që ruhej origjinale.
Me gjithë kërkimet nuk kemi arritur ta zbulojmë, a ruhet sot kjo vule ne ndonje arkiv te Shqiperise..