VULAT ILIRE TE IRMAJT (Afer Malit te Tomorit) –
Nga: F. PRENDI dhe DH. BUDINA
Në këtë grup gjetjesh të tërheqin vëmendjen 4 fragmente tjegullash të vu losura. Tri nga këto vula janë të njëllojta, të rrumbullakta, me dy unaza koncentrike të spikatura në mes dhe me të njëjtin mbishkrim; kurse e katërta, ka formë drejtkëndëshi. Përveç njërës nga vulat e rrumbullakëta, të gjitha të tjera janë të thyera. Në vulën drejtkëndëshe lexohen të plota tri germat e para të nje emri që tingëllon që në rrajë si ilir IIAT… . dhe pjesërisht germa e katër O(IIATO). Në vulën e rrumbullaktë lexohet i qartë, mbishkrimi(TPITOY TEXNA), me germën N të shkruar se prapi, dhe germën T të pajisur poshtê me një hastë tê vogël, e cila të kujton për një çast germën T me mbeturinat e germes E në ligature. Për leximin e drejtë të kësaj vule, ne shfrytëzuam njërin nga dy fragmentet e vulave të rrumbullakta ku është ruajtur shumë mire germa iniciale e emrit, e cila përjashton mundësinë e qenjes se një ligature.
Analiza e baltes, prania e disa tjegullave skarso ose të pjekura keq, si dhe karakteri masiv i tyre, dëshmojnë për prodhimin lokal të këtyre tjegullave; kurse vulat fïasin shumë qartë për karakterin zejtar privat të këtij lloj materiali ndërtimi, në këtë qytet ilir.
REFERENCE
1) Pjesa eshte mare nga punimi “QYTETI ILIR I IMRAJT”, Iliria, Tirane 1972, fq. 31 dhe 52
Sqarim;
Emrat e vendosura ne vula, sipas arkeologeve jane emra ilir, te punishteve ilire te qeramikes. Sipas arkeologes Hana Spahiu, emri PATO eshte gjetur edhe ne Kalan e Beratit gjate germimeve arkeologjike atje.