Vule e fshatit KONSKA, Zagori
Nje nder vulat e rralla eshte dhe ajo qe u zbulua ne Zagori ne pranveren e vitit 2017. Vula metalike permban tekstin: KESHILLA E KATUNTIT – KONCKA. Ne qender si embleme ka shqiponjen dykrenare.
Vula eshte gjetur rastesisht ne shtepine e paraardhesve nga Spiro Nika, Ja cfare shkruan ne njoftim: “Rastesisht dje 01.05.2017) , zbulova vulen metalike te fshatit = katuntit Koncka te Zagorise ne Gjirokaster. Nga vezhgimi siperfaqesor , mendoj se i perket periudhes se qeverisjes mbreterore. Neser nga konsultat me koleksionistet besoj se do saktesojme periudhen e sakte te funksionimit te saj. Çdokush mund te ndihmoje nqs ka njohuri te kesaj fushe.”
Pergatit: J. Brahaj
Ky Spiro Nika e ka vjedhur kete vule kur prishi kishen qe e kishte afer shtepise.