14 Nentor 2024

Vullkani në Bali vijon shpërthimet që prej 4 nëntorit. Por këtë të mërkurë situata është paraqitur sërish e rrezikshme duke lënë mijëra qytetarë të bllokuar atje për shkak të anulimit të fluturimeve. Mbi 15 mijë shtetas vendas janë evakuuar si pjesë e planit për shmangien e rrezikut.

Vullkani në ishullin Flores të Indonezisë vazhdoi shpërthimin të mërkurën, duke e kthyer hapësirën qiellore mbi vend në gri për shkak të tymit dhe duke i lën shpatet e tij të mbuluara nga llava.

Disa linja ajrore ndërkombëtare anuluan fluturimet drejt dhe nga ishulli turistik i Balti pasi një nga shpërthimet e vazhdueshme vullkanike la udhëtarët të bllokuar në aeroporte.

Turistët i thanë Associated Press se ndodhen aty që nga e marta.

“Linja ajrore nuk ofron strehim, kemi mbetur këtu në këtë aeroport”, tha Charlie Austin nga Perth, Australi, i cili ishte me pushime me familjen e tij.

Një tjetër turiste australiane, Issabella Butler, zgjodhi të gjente një linjë tjetër ajrore që mund të fluturonte në shtëpi të saj.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të dalim nga këtu,” tha ajo.

Raportet e mediave tregojnë se mijëra njerëz kanë mbetur në Indonezi dhe Australi, por një numër i saktë nuk është specifikuar ende.

Vullkani që nga shpërthimi i tij fillestar i madh më 4 nëntor ka shkaktuar nëntë viktima dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Me një lartësi 1,584 metra ka shpërthyer të paktën 17 herë të martën, duke e ngjitur hiri në 9 kilometra lartësi.

Më shumë se 15,000 njerëzve pranë kraterit janë evakuuar tashmë për të shmangur rrezikun.

Nga Katerina Hysenllari