Wim Hof, kush është Njeriu i Akullit që i prezanton të famshmit me krioterapinë
5 Shkurt 2023
Kjo është motoja kryesore e holandezit Wim Hoff, i njohur si Njeriu i Akullit, i cili përpiqet të prezantojë të vdekshmit e famshëm apo të zakonshëm me metodën e tij, përmes së cilës ai pretendon se mund të kontrollojë sistemin imunitar dhe nervor, duke rezultuar jo vetëm i paprekshëm ndaj sëmundjeve, por madje mund të arrijë vetë-shërimin.
Metoda e tij mund të mos ketë dokumentacion shkencor, por shumë njerëz të famshëm, duke përfshirë Tom Cruise, Jim Carrey, David Beckham, Oprah Winfrey dhe Gëyneth Paltroë e ndjekin atë me fanatizëm dhe jeta e tij do të shndërrohet në një film me Joseph Fiennes.
Duke vlerësuar “natyrën e ftohtë dhe të fortë” si mësuesin e tij, Iceman pretendon se ka mësuar të kontrollojë frymëmarrjen e tij, rrahjet e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, duke e lejuar atë të përballojë temperaturat ekstreme.
“Nuk kam frikë nga vdekja, kam frikë se nuk kam bërë një jetë të plotë” është motoja e tij.
Dhe ndoshta është e vërtetë, nëse dikush merr parasysh atë që ka arritur.
Tashmë, ai ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness pasi qëndroi në një rezervuar akulli për më shumë se 112 minuta.
Nuk është e vetmja arritje e tij.
Në të kaluarën ai është ngjitur në malin Kilimanjaro me pantallona të shkurtra, ka vrapuar një gjysmë maratone zbathur mbi Rrethin Arktik, përsëri me pantallona të shkurtra, ka notuar 66 metra nën akull dhe ka realizuar një maratonë vrapimi në shkretëtirën Namib pa pirë asgjë.
Si nisi gjithçka
Marrëdhënia e Wim Hof me të ftohtin filloi në vitin 1976.
Në moshën 17-vjeçare, duke ecur në Amsterdam, ai ndjeu, siç pretendon ai, një dëshirë të çuditshme për të kërcyer në lumin e ngrirë.
Ai e bëri të vërtetë dëshirën e tij dhe ndjeu një qetësi të çuditshme shpirtërore, sikur të gjitha mendimet e tij ishin zhdukur.
Iceman më vonë përdori krioterapinë kur kishte nevojë për rehati.
Gruaja e tij u vetëvra dhe ai mbeti vetëm me katër fëmijë, duke mos ditur se si do t’ia dilte.
Ai nisi të zhytë trupin e tij në ujin e akullt, duke ndjerë lehtësimin psikologjik që kishte përjetuar kur ishte 17 vjeç në Amsterdam.
Metoda e Wim Hof
Pavarësisht asaj që ai pretendon, metoda e tij nuk ka dokumentacion shkencor.
Megjithatë, ai beson se forcon sistemin imunitar dhe përmirëson shëndetin.
Në përgjithësi, metoda bazohet në tre shtylla.
E para ka të bëjë me frymëmarrjen, e dyta ka të bëjë me stërvitjen e sistemit vaskular, ndërsa rregulli i tretë ka të bëjë me të menduarit.
Wim Hof madje ka folur për përvojën e tij në akull. Nis me fazën e përshtatjes, një proces që zgjat rreth pesë minuta.
Më pas ai aktivizon sistemin e tij nervor me ndihmën e mendimeve dhe përpiqet të “neutralizojë ndikimin e të ftohtit” duke u fokusuar në ruajtjen e marrëdhënies midis trupit dhe mendjes.
“Sigurisht që në një moment ndjen sesi trupi befas rëndohet. Një ndjenjë e çuditshme, shumë e çuditshme fillon të të mbulojë. Ashtu si humbja e kontrollit. Pastaj ndalon”, ka treguar ai.
“Duke u kthyer atje ku filloi gjithçka. Atëherë isha vetëm.
Tani për tani miliona po e bëjnë këtë. E mahnitshme! Unë nuk jam vetëm, jo ”.
Nga OraNews