Xhaçka e emëroi diplomate, burri trafikoi miliona euro kokainë: – Detajet nga skandali më i ri i ministres
17 Prill 2023
Nga OraNews
Juna Harja është diplomatja e emëruar nga Ministrja Olta Xhaçka si Sekretare e dytë në konsullatën shqiptare të Stambollit, që rezulton edhe si bashkështortja e një shtetasi turk të njohur si Ramazan Keskin. Ky i fundit konsiderohet nga autoritetet gjermane si drejtuesi i një organizate kriminale që ka trafikuar kokainë dhe heroinë me vlerë miliona euro nga Azia e Vogël drejt Europës Perëndimore.
Dy muaj më parë, SPAK vendosi nën sekuestro disa pasuri të Ramazan Eskin dhe familjarëve të tij, të regjistruara në Shqipëri.“Syri Televizion” ka siguruar detaje mbi akuzat që rëndojnë ndaj Keskin, të zbuluara gjatë një hetimi të zhvilluar nga autoritetet gjyqësore gjermane.
Ramazan Keskin, një shtetas turk i martuar me Juna Harkën, diplomaten e emëruar nga Olta Xhaçka si Sekretare e dytë në konsullatën shqiptare të Stambollit, konsiderohet nga autoritetet gjermane si drejtuesi i një organizate kriminale që ka trafikuar kokainë dhe heroinë në vlerë miliona euro nga Azia e Vogël drejt Europës Perëndimore.
Rreth 2 muaj më parë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi nën sekuestro disa pasuri të Ramazan Eskin dhe familjarëve të tij, të regjistruara në Shqipëri.
“Syri Televizion” ka siguruar detaje mbi akuzat që rëndojnë ndaj Keskin, të zbuluara gjatë një hetimi të zhvilluar nga autoritetet gjyqësore gjermane.
Në bazë të informacioneve që i janë përcjellë policisë shqiptare, rezulton se Keskin dyshohet se kreu i një organizate kriminale, e cila prej vitit 2018 ka transferuar shuma në euro në shifra 6-shifrore nga Gjermania, Belgjika e Spanja për në Turqi.
Në tetor të vitit 2018, autoritetet gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Frankfurtit dy korrierë të organizatës, që tentuan të kalonin nga 420 mijë euro secili drejt Turqisë.
Po ashtu, në gusht dhe shtator 2019, organizatës iu arrestuan edhe dy korrierë të tjerë, të cilët kishin me vete 150 mijë euro dhe 500 mijë euro. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, u ndalua në aeroportin e Brukselit edhe një korrier tjetër, që kishte me vete 500 mijë euro.
Autoritetet gjermane besojnë se shumat e parave vijnë nga trafiku i kokainës dhe heroinës dhe me ato do të blihej sërish lëndë narkotike, si edhe do të investoheshin në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme.
Në 3 shkurt 2023, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e disa pasurive të Keskin dhe familjarëve të tij, përfshirë aksionet në 2 kompani, një ullishte me sipërfaqe 1 mijë metra katrorë në Selitë të Tiranës, si edhe dy automjete.
Të dhënat që shërbyen për nisjen e hetimit pasuror në Shqipëri i janë vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare para rreth tre vitesh, në Dhjetor 2020.
Rreth një javë më parë, Partia Demokratike denoncoi skandalin e emërimit të bashkëshortes së trafikantit në Konsullatën e Stambollit.
Ministria e Jashtme reagoi, duke deklaruar se nuk kishte dijeni që diplomatja Harka ishte e martuar dhe se ajo kishte dhënë dorëheqjen për arsye familjare, para se të merrte zyrtarisht emërimin.
Ndërkohë, kompanitë e Ramazan Keskin kanë vendosur të kalojnë në statusin “pezulluar”, pas vendosjes së tyre nën sekuestro nga SPAK-u./ Syri.net