Xhaçka i përmend çamët. – Dendias refuzon diskutimin dhe paralajmëron “pasoja” për Shqipërinë
Xhaçka i përmend çamët. – Dendias refuzon diskutimin dhe paralajmëron “pasoja” për Shqipërinë
– 23.05.22
Ministri i Jashtëm i Greqisë tha se kishte udhëtuar drejt Tiranës edhe për ti komunikuar kryeministrit Edi Rama vendimin e Athinës zyrtare për përcjelljen e çështjes së delimitimit të zonave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë.
Greqia premton masa për abrogimin e ligjit të luftës me Shqipërinë, por nuk shkon më tej. Në konferencën e përbashkët me Ministren tonë të Jashtme, Olta Xhaçka çështja e pronave dhe e të drejtave të njeriut të komunitetit çam u konsiderua një çështje “që nuk ekziston” nga ana e homologut të saj grek.
Madje në momentin që Xhaçka e përmendi këtë, Dendias paralajmëroi “pasoja të niveleve të shumëfishta” për Shqipërinë, duke përmendur intinerarin e vendit tonë drejt Europës.
Olta Xhaçka: Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranueshme reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të fillojnë diskutimet edhe për çështje të tjera, sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e nga periudha tragjike e Luftës së Dytë Botërore, siç është nevoja për të abroguar Ligjin e Luftës, apo çështja e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam.
Nikos Dendias: Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë, madje abrogimi I ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi, e të bashkëpunojmë që pikat historike për abrogimin e tij të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur. Dua të jem i çiltër me ju. Duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, që kanë të bëjnë me palën greke. Ne mendojmë se nuk janë gjërat siç paramendohem. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese pasi do na çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me intenerarin tuaj në Evropë.
Ministri i Jashtëm i Greqisë tha se kishte udhëtuar drejt Tiranës edhe për ti komunikuar kryeministrit Edi Rama vendimin e Athinës zyrtare për përcjelljen e çështjes së delimitimit të zonave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë.
“Kjo është mënyra e duhur dhe e saktë për të zgjidhur divergjencat tona” nënvizoi ministri Dendias duke vuri theksin tek përshpejtimi i hapave për të depozituar sa më shpejt dokumentet në Gjykatën e Hagës.
Gazeta Shqiptare