14 Shtator 2024

Ish-deputeti, Lefter Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se mazhoranca ka mbi një vit që mbron deputeten Olta Xhaçka dhe i bëri thirrje PD-së dhe opozitës së bashkuar që të përgatiten për protesta.

Maliqi: U bë mbi një vit që mazhoranca e mbron deputeten Xhaçka, kështu që nuk ishte ndonjë surprizë.

Dihej që do e mbronin për shkak të interesave korruptive në bashkinë e Himarës ku bashkëshorti i saj është investitor strategjik, kështu që nuk është ndonjë habi për shqiptarët pasi çdo gjë këtu në Shqipëri është e kapur.

Jemi defacto në diktaturë, demokracia nuk ekziston.

Opozita vazhdon të jetë ende e vonuar.

Besoj dhe shpresoj për një protestë madhështore të qëndrueshme shumë shpejt në mënyrë që të kërkohet lirimi i liderit të opozitës i cili është në arrest politik nga SPAK-u i Ramës dhe i Sorosit dhe të kërkojmë edhe qeverinë teknike prandaj unë si deputet prej 7 vitesh do ti bëj thirrje PD dhe opozitës së bashkuar të nisin menjëherë organizimin për një protestë madhështore jo si të tjerat.