![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/04/800-0-7fea9efd4c955a0f4d7d6bd1b5455025.jpg?fit=800%2C455&ssl=1)
Xhaçka me shume se nje orë në SPAK. – Pas daljes nuk ka pranuar që të flasë për mediat.
7 Prill 2023
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u paraqitur sot në SPAK ku dha dëshminë e saj për gati
1 orë e ca. Kjo është hera e dytë që ministrja Xhaçka thirret në SPAK, ku janë të hapura dy çështje.
Bëhet fjalë për një kallëzim për përdorimin e helikopterëve që është denoncuar nga deputetja e PD Albana Vokshi dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.
Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala tha se Xhaçka u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni mbi dy çështjet. Ndërkohë pas daljes së saj nga SPAK, Xhaçka nuk ka pranuar që të flasë për mediat.
Gazeta Sot