Xhaçka në Izrael, reagon Kim Mehmeti: Shqipëria po merret peng nga shërbimet sekrete. –
Xhaçka në Izrael, reagon Kim Mehmeti: Shqipëria po merret peng nga shërbimet sekrete
Shkrimtari dhe publicist i njohur shqiptar, Kim Mehmeti është shprehur i shqetësuar pas vizitës së Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Izrael më disa ditë më pare.
Sipas tij, Xhaçka ka shkuar në Izrael për të diskutuar rreth hapjes së Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë që sipas Mehmetit i bie që shërbimi sekret izraelit ‘do të vëzhgojë shqiptarët.
Komenti i plotë:
Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!
Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë! Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!
Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?
/Agjensia e Lajmeve Sot News/