Xhamadan i veshjes se Grave. –
Xhamadan i veshjes se Grave. Eshte shume interesant: i punuar i gjithi me materiale qe prodhoheshin ne ekonomine e mbyllyr fshatare. Copa baze, e punuar ne vegje (avlrmend). Penjet (filli) i leshte i qendisjes, tjerrur shume-shume holle, ngjyrosja e fillit me lende bimore sipas tradites se lashte.
Motivet e qendisura: Simboli i diellit, trekendeshat dhe motive te tjera gjeometrike. Xhamadani mendojme se eshte i veshjes se grave te Librazhdit e ndoshta edhe i nje pjese te Malesise se Martaneshit dhe Elbasanit.
Eshte fotografuar ne nje dyqan, nga ata qe quhen “Antikuar” ne Tirane.
Ishte i keqtruajtur. Mendoj se eshte me vlera te vecanta per Etnografine tone, dhe eshte fat qe eshte ruajtur ky ekzemplar i rralle.
Perendia na falte, po a do te na fale brezi i ardhshem per perbuzjen e ketyre vlerave.
Shenim nga Jaho Brahaj