Xhevahiret e Nilit. Aty ku Egjipti i lashtë fsheh mrekullitë (FOTO)
Xhevahiret e Nilit. Aty ku Egjipti i lashtë fsheh mrekullitë (FOTO)
Për më shumë se 20 shekuj, Muzeu Egjiptian në qendër të Kajros ishte standardi i artë për koleksionet përgjatë Nilit.
Kryesisht sepse mes shumë thesareve aty ndodhej edhe maska e vdekjes së Tutankhamun dhe të gjitha reliket e tjera të zbuluara në varrin e mbretit nga arkeologu Howard Carter në 1922.
Por Egjipti gjithmonë ka pasur shumë më tepër thesare sesa mund të shfaqë një muze i vetëm.
Vetëm në dekadat e fundit një numër i konsiderueshëm muzesh ndërtuar lart e poshtë Nilit i ka lejuar kombit të Lindjes së Mesme të tregojë trashëgiminë e tij artistike dhe kulturore më shumë se kurrë më parë.
Ngadalë, por me siguri, Ministria e Antikiteteve po zhvendos shumë nga reliket e paçmuara të Muzeut Egjiptian nga qendra e mbipopulluar e Kajros në një kampus të ri periferik të quajtur Muzeu i Madh Egjiptian (GEM)./Marrë nga CNN
Gazeta SHQIP.