Xhiro nga frika dhe ankthi! Çfarë po ndodh në Lezhë pas tërmetit
Xhiro nga frika dhe ankthi! Çfarë po ndodh në Lezhë pas tërmetit.
17 TETOR 2021
Të mëdhenj dhe të vegjël. Një pjesë e qytetarëve të Lezhës të trembur nga lëkundjet sizmike të tërmetit dolën në rrugë. Por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar apo dëme nga goditja 4.5 e shkallës Rihter që u regjistrua mbrëmjen e sotme.
Në rrugët e qytetit shfaqen grupe-grupe disa qytetarë që kanë dalë nga banesat si pasojë e frikës nga lëkundje të tjera që mund të ketë.
Tërmeti nuk mund të parashikohet.