Yjet e detit nuk kanë trup/ Studiuesit kanë vërtetuar se kjo gjallesë ka vetëm kokë
8 Dhjetor 2023
Yjet e detit nuk kanë trup. Në fakt, ajo ç’ka shohim dhe ajo ç’ka është një yll deti, është koka e tij, dhe vetëm ajo. Për herë të parë një ekip studimi ka vërtetuar pas një analize molekulare të detajuar këtë rezultat.
Pjesa më e madhe e kafshëve në Tokë ka një trup, që ka simetri bilateral, ç’ka do të thotë se nëse e ndajmë me një vizë vertikale, kemi dy gjysma të njëjta. Por jo gjithnjë është kështu, sikurse në rastin e yjeve të detit, që në dukje duken si një trup me 5 gjymtyrë.
Studimi i fundit, i publikuar në revistën ndërkombëtare Nature, ka hartëzuar gjenomën e tyre me një teknikë avantguard, duke arritur në konkluzionin se trupi i tyre, është një kokë. Pra në pjesë të ndryshme, genet janë vetëm ato të kokës, ndërkohë që s’ka gjurmë të geneve të kraharorit apo pjesëve trupore. Por çfare do të thotë kjo për evolucionin e këtyre kafshëve është ende mister.
Ndërkohë që studimi do të vijojë për te kuptuar me shumë jo vetëm për ta, por edhe për gjallesa të tjera detare, si iriqët e detit, nëse kemi të bëjmë me të njëjtin fenomen.