Ylli Manjani: – Çfarë lesh reforme quhet kjo, kur pyeten ekspertë anonimë për Kushtetutën?!
Ylli Manjani: – Çfarë lesh reforme quhet kjo, kur pyeten ekspertë anonimë për Kushtetutën?!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për çështjen “Dvorani” si një zhvillim trishtues për reformën në drejtësi. Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se “institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!”.
Ai shton se pyetja e ekspertëve të pavarur për një çështje që lidhet me Kushtetutën është njëlloj si të pyetet Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:
“Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë medemek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.
Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!
Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.
Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .
Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë llogjike është kjo?!
Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Artimetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.
Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!! Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!
Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë. Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.
Çfarë lesh reforme quhet kjo?!
Pa shpresë…!”.