Ylli Manjani nuk gjen qetësi: – Ndërkohë Italia bën 30 000 testime në ditë, kori këtu shet pordhë se ka bërë 1500 për 1 muaj!!!
Ylli Manjani nuk gjen qetësi: – Ndërkohë Italia bën 30 000 testime në ditë, kori këtu shet pordhë se ka bërë 1500 për 1 muaj!!!
2 PRILL 2020
“Dy javët e fundit thanë: “kjo javë është vendimtare”. Me këto deklarime bllokuan çdo gjë duke terrorizuar në ekstrem njerëzit në nevojë për informacion”, kështu është shprehur ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një reagim në Facebook.
Më tej Manjani vazhdon:
“Në kor e thanë edhe mjekët, që më shumë dolën në televizor sesa shkuan në punë, por edhe Pacienti Zero. Si orkestër dasmash që u bien veglave me vesh. (Shprehje e përdorur dikur nga Ai)
Asnjë llogjikë shkencore të bazuar në shifra. Veç panë vdekjet në Itali dhe tundën shkopin ndaj njerëzve në Shqipëri…
Ndërkohë Italia bën 30 000 testime në ditë, kori këtu shet pordhë se ka bërë 1500 për 1 muaj!!! Raportojnë vdekje të larta të lidhura me COVID19, sepse testojnë më shumë.
Por orkestra jonë vijon me të njëjtën shprehje ” kjo javë so jetë piku”… Teste modeste, por fatalitete jo dhe aq…!!!
Njerëzit, të terrorizuar krahas parashikimit të motit u duhet të shohin edhe parashikimet e orkestruara nga Komandatura e Surrelit.
Kjo e fundit po sfidon gjithë botën mbarë me zbatimin e shprehjes “druri la dalë nga xheneti”. Vijon të damkosë kët popull mjeshtrisht! Ka shumë, ende shumë që e pëlqejnë edhe këtë shprehje por edhe vetë drurin. Kuptohet deri sa tu kërcasë në kurrizin e vet.
Orkestra vazhdon pa u lodhur: “kjo javë…, piku…., me pikatore…., grafiku….., tamponët…., lajmë duart…., javën që vjen….,fundi i prillit….., fundi i botës….., “.
Zot na ruaj, dmth!