Ylli Manjani: – Qeveria na ka futë dorën në xhep, ndërkohë që hajdutin e kërkojmë te Opozita!!!
Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në Facebook. Manjani shkruan se populli nuk reagon
për rritjen e çmimeve, madje pret të protestojë opozita për të.
Postimi i Manjanit:
Një popull që ja rrit çmimet pushteti dhe pret të protestojë opozita për të, nuk ka asnjë lidhje me
demokracinë.
Për më tepër edhe nëse do thirrej një protestë sipas “dëshirës popullore” prap kemi një problem më të madh:
Qeveria na ka futë dorën në xhep, ndërkohë që hajdutin e kërkojmë te Opozita!!!
Nuk ka asnjë shpresë…
Në daç të na vijë hidhët, në daç thartë. Kjo është gjendja ku jemi.
258 l/litri?!
Edhe më të lartë do ta vendosë, përderisa njerëzia e pranon dhe kur i vjen radha e voton.
Bravo të qoftë o Ed Rama!
E paç hallall kët vend!
Çifligun tënd e ke!
Dhe e meriton…
Nga Gazeta Sot