Ylli Manjani tallet: Çudi, grekët e pasqyruan, shqiptarët jo- Protesten Çame. –
Protesta e para pak ditesh e organizuar tek ambasada greke është censuruar nga shumica e medieve në Tiranë.
Duke qenë një protestë kundër marrëveshjes së Edi Ramës me grekët, për të zhdukur emrin çamëri, shumë prej medieve lokale e kombëtrare kanë zgjedhur censurën në vend të transmetimit të saj.
Por nga ana tjetër, janë mediat greke që e kanë pasqyruar në mënyrë shumë korrekte këtë protestë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Ja çfarë shkruan në Twitter, Ylli Manjani:
Shumë e çuditshme!
Mediat greke pasqyruan me korrektësi e deri në detaj protestën e PDIU për çështjen Çame.
Mediat tona fare pak!
Madje disa media kombëtare, ASPAK!
Lajmet e këtij kombi nuk mund të jenë batutat me mizat që bën Krye-Rilindasi!
Çamëria është çështje e këtij kombi!