Ylli Rakipi bën reagimin e papritur, zbulon se çfarë fshihet pas largimit të Gramoz Ruçit dhe Lefter Kokës nga politika
Ylli Rakipi bën reagimin e papritur, zbulon se çfarë fshihet pas largimit të Gramoz Ruçit dhe Lefter Kokës nga politika
2 SHTATOR 2021
Pyetjes nëse Gramoz Ruçi dhe Lefter Koka u tërhoqën për të shmangur një shpallje të mundshme “non grata nga SHBA”, gazetari Ylli Rakipi iu përgjigj “po” i bindur.
Rakipi tha se si Ruçi i si Koka janë “rrëzuar nga kali” nga partia e vet politike
“Padyshim. Dhe këto para shpallen ose rrëzohen nga kali, nga vetë forca politike që i ka, sepse ata i njohin mirë. Ruçi e mbylli më me nder sepse e mbylli karrierën në një moshë shumë të madhe. Ndërsa Koka është rast flagrant. Unë e dija një muaj më parë, njerëz të lidhur në njëfarë koalicioni me Ramën ma kishin thënë që do të ndodhte një gjë me Kokën”, tha Rakipi nga studio e lajmeve të MCN TV.
Gazeta Sot