Ylli Rakipi i thotë Endri Shabanit: – Ti je askushi, nuk po thua asgjë që të të votojnë shqiptarët. Endri ShabaniË – “Dua ta shpëtoj Shqipërinë…
3 Nentor 2023
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i lëvizjes “Thurje”, Endri Shabani, tha se në Shqipëri ka ardhur koha që politika e vjetër t’i lërë vendin të resë. Shabani tha se e njëjta gjë vlen edhe për median, ç’ka u bë shkak për një debat me gazetarin Ylli Rakipi.
Rakipi – Ti je askush!
Shabani – Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!
Rakipi – Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?
Shabani – Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.
Rakipi – Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?
Shabani – 11 mijë vota.
Rakipi – Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.
Shabani – Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.
Rakipi – Po ca lidhje kam unë?
Shabani – Sepse ti je pjesë e kësaj!
Rakipi – Çfarë përfaqëson ti?
Shabani – Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.
Rakipi – Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.
Shabani – Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.
Rakipi – Sa vjet ke në politikë?
Shabani – Dy!
Rakipi – Sa votues ke?
Shabani – Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.
Rakipi – Jam i sigurt që më kanë dëgjuar se audienca ime është më e mira.
Rakipi -Pse më gënjen mua kam dy vjet në politikë. Ke qenë me Kreshnik Spahiun.
Shabani – Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre.
Gazeta Sot