Ylli Rakipi nxjerr prapaskenat: – Deklarata e Bashës është shumë serioze
Ylli Rakipi nxjerr prapaskenat: – Deklarata e Bashës është shumë serioze
10 Korrik 2020
Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.
Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që ka bërë gjatë tetë viteve në pushtet.
“Deklarata e Bashës është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.
Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë-copë, të shkatërruar”, tha ai i ftuar në emisionin “Në fokus” në TV T.
Gazeta Sot