Yuri Kim i mbaron mandati, Ministria e Jashtme: – Kanë nisur procedurat për zëvendësimin! – Emri i rëndësishëm në DASH që flitet si kandidat i mundshëm
9 Dhjetor 2022
TIRANË- Nisin procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA në vendin tonë , Yuri Kim. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka konfirmuar në “Tëitter” se procedura për zëvendësimin e Kim ka nisur, teksa nuk mund të flitet për emrin e Ambasdorit të ri, që dot a zëvendësojë.
Burime të “Report Tv”, bënë me dije se në vend të saj, në pozitën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, pritet të emërohet David Kostelanick. Ky i fundit njihet si njohës i çështjes Ruse, teksa aktualisht ka pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Të njëjtat burime konfirmojnë se Ambasadorja Kim do të jetë kandidate për t’u bërë diplomate e re amerikane në Korenë e Jugut, pozicion që e pretendon edhe ish-komandanti i Forcave Amerikane të Koresë, Vincent Brooks, janë midis kandidatëve që do të marrin postin e rëndësishëm në Korenë e Jugut. Burimet bëjnë me dije gjithashtu se këtë informacion Kim e ka ndarë edhe me Presidentin, Bajram Begaj, gjatë takimit të zhvlluar të martën.
Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Tashmë ajo është në përfundim të mandatit të saj dhe mesa duket nuk do të ketë shtyrje. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.