Yuri Kim iu dërgoi ‘ultimatumin’.  LSI i përgjigjet: – Asnjë lëshim për grabitjen e votave!

1 QERSHOR 2020

Nënkryetari i LSI, Ptetri Vasili ka reaguar me një status në rrjete sociale pas ultimatumit që iu dërgoi palëve politike ambasadorja Yuri Kim për Reformën Zgjedhore. Ambasadorja apeloi për “mbajtje të fjalës para shqiptarëve dhe jo kushte të reja”.

Vasili, një nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, përmes rrjeteve sociale, thotë se opozita e bashkuar nuk ka asnjë kusht të ri, por kërkon vetëm identifikim biometrik dhe administrim të zgjedhjeve, me garantim të votës së lirë.

REAGIMI I PLOTË:

Zero kushte te reja nga opozita e bashkuar per reformen zgjedhore. Kushte te reja bllokuese te konsensusit nga hajdutet e zgjedhjeve te Dibres, te zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste te 2019, per te legjitimuar vjedhjen e votave Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve qe garanton voten e lire nga vjedhjet jane aty prej javesh.

Asnje leshim nuk do ti behet grabitjes se votave. Rilindja kerkon te mbushe kutite, te numeroje vete dhe te nxjerre po vete rezultatin. Fajtore per shkaterrimin e zgjedhjeve eshte vetem rilindja qe duhet te heqe dore menjehere nga shkaterrimi i reformes zgjedhore.

Pas disa muaj mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi dje Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku kërkuan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

Gazeta Sot