Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”
Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip: “Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet”
14 PRILL 2021
Nga KRESHNIK SPAHIU
Yuri Kim dje shkëlqeu, ashtu si çdo ambasador tjetër në prag zgjedhjesh. Shkëlqimi i shkëlqesisë së saj erdhi 10 ditë para votimit, ashtu si Donald Lu 6 vite më parë kur dekriminalizoi sistemin politik shqiptar nëpërmjet thirrjes: “Mos votoni Mercedesët e zi, me 5 emra të ndryshëm për kryetarë bashkish”.
Dje në intervistën me gazetarin e njohur Lutfi Dervishi, ambasadorja amerikane theksoi disa herë prezencën diplomatike dhe ushtarake të lartë pas 25 Prill në Shqipëri, duke dërguar mesazh të qartë të gjitha palëve në Shqipëri që s’kanë asnjë shans që të destabilizojnë vendin, apo rajonin për interesat e tyre private politike apo për rezultatin e zgjedhjeve.
Trupat amerikane fillojnë stërvitjen ushtarake në 26 Prill dhe kjo do shoqërohet me një prezencë diplomatike shumë të lartë.
Shkëlqesia Yuri Kim, qartazi shprehu një vizion të partnerit patriotik për Shqipërinë, të fokusuar të tre prioritete pro shqiptare:
– integrimi i Shqipërisë
– zgjedhjet e lira dhe të ndershme
– stabiliteti politik
– reforma në drejtësi dhe ndëshkueshmëria.
Për herë të parë një përfaqësuese diplomatike, hedh një hap konkret me emra dhe dosje për zyrtar që duhen nxjerr jashtë sistemit.
Ajo shkëlqeu dje më shumë se çdo diplomat dhe politikan shqiptarë me paanësinë e saj dhe pozicionin mbi palët.
Ajo shkëlqeu edhe me reagimin e saj pas intervistës, ku s’lejoi që disa media pro opozitare ta monopolizinin intervistën dhe ta keqpërdornin si fushatë elektorale për rotacion.
Ajo shkëlqeu në paralajmërimin që i dha qeverisë e cila s’mund të ketë mbështetje amerikane nëse nuk jep shembuj ndëshkueshmërie.
Ajo shkëlqeu në mesazhin ndaj çdo partie e cila mbush listat e deputetëve me kriminel. Ajo shkëlqeu sepse tregoi që e do Shqipërinë, më shumë se politikanët shqiptar që kanë 30 vjet e mjelin si “lopë”.
Por shkëlqimi më i madh i saj ishte sepse i tha mesazh shqip, 3 milion thashethemeve të rrugëve, bareve dhe restoranteve, që ankohen tash 30 vjet për politikanët e korruptuar.
Ata i keni në lista:
Ajo shkëlqeu sepse foli shqip dhe nuk ngatërroi: Ndryshimin me riciklimin. Lexoni fletën e votimit sepse emrat e atyre që akuzohen për korrupsion 30-vjeçar nuk janë shkruar në anglisht…
Gazeta Shqip