Zagoria- Statistika te vitit 1895. –

Nga  Spiro Nika. –

Falenderoj kushëririn tim, Filip Deçka (me banim në Athinë),i cili na ofroi këtë material studimor me të dhëna demografike për Zagorinë , Pogonin dhe gjithë vilajetin e Janinës në përgjithësi.

Libri titullohet : STATISTIKA TURKE E EPIRIT ,1895. Në kohën e sundimit të sulltan Abdull Hamitit, firmosur nga kryesekretari i vilajetit Janinë , Hasan Vefiku
Nga studiuesi Mihalis Kokolaqis.

Të dhënat për qendrat e banuara të Zagorisë : (Sanxhaku Girokastër , Kazaja Tepelenë)

ZHEJI , 95 shtëpi, 594 banorë (302 meshkuj, 292 femra)
KONCKA,37 shtëpi,178 banorë , (76 meshkuj,102 femra)
LLIARI, 41 shtëpi, 250 banorë , (122 meshkuj, 128 femra)
VITHUQI, 16 shtëpi,99 banorë, (50 meshkuj, 49 femra)
DOSHNICA, 29 shtëpi, 157 banorë, (78 meshkuj, 79 femra)
SHEPERI, 126 shtëpi,667 banorë, (315 meshkuj, 352 femra)
TOPOVA, 43 shtëpi, 268 banorë, (131 meshkuj,137 femra)
HOSHTEVA, 79 shtëpi, 475 banorë, (257 meshkuj, 218 femra)
NIVANI LART,64 shtëpi,378 banorë, (174 meshkuj, 204 femra)
NIVANI POSHT (LUKAJT ?),55 shtëpi,banorë 497 (287 dhe 210) . Shënim : Për Ndëranin nuk gjeta të dhëna, ndoshta korespondon me NIVANIN POSHTË ?

PESHTANI, 98 shtëpi,545 banorë, (295 meshkuj, 250 femra)
KAZAJA PËRMET : Malëshova , 278 shtëpi , 1538 banorë (743meshkuj, 795 femra) . Ndoshta në këto të dhën përfshihen dhe fshatrat Limar Leskaj dhe Kala .

SANXHAKU I GJIROKASTRES, KAZAJA E POGONIT me qendër Voshtinën :

MAVROJERI, 23 shtëpi, 85 banorë , (40 meshkuj, 45 femra).
POLIÇANI, 192 shtëpi,1494 banorë, (696 meshkuj, 798 femra)
SKOREA,162 shtëpi, 674 banorë, (331 meshkuj, 343femra)
SOPIKU, 294 shtëpi, 1580 banorë, (741 meshkuj, 839 femra)
ÇATISTA,90 shtëpi, 655 banorë, (322 meshkuj, 333 femra)
HLLOMO, 153 shtëpi,804 banorë, (393 meshkuj, 411 femra)
Fshati OPSADHË nuk përmendet në statistika.