Zagoritët dhe gjimnazi Zosimea i Janinës

Nga: Mitro Saqellari

Zosimea e Janinës ka qenë në vitet 1830 – 1930 një nga gjimnazet më të shquara të kontinentit Europian. Ajo është shquar si vatra e rilindjes shqiptare.
E krijuar zyrtarisht në vitin 1828 nga gjashtë vëllezër grekë nga zona e Epirit. Në vitin 1833 drejtor i shkollës emërohet Anastas Sakellari nga fshati Hoshtevë i Zagories. Nën drejtimin e Anastasit , shkolla arriti nivele të larta bashkëkohore. Në këtë shkollë krahas greqishtes, studiohej, latinishtja dhe frëngjishtja. Si lëndë kryesore kanë qenë matematika, fizika, kimia, letërsia, historia, por nën drejtimin e drejtorit, Sakillariut, ishte futur si lëndë e veçantë dhe “Historia e Skënderbeut” e botuar në Moskë në vitin 1812. Kjo pa dyshim ishte meritë e stafit pedagogjik të drejtuar nga Anastas Sakellari.

Vangjel Zhapa

Krahas shumë nxënësve të njohur shqiptarë, nga Zagoria, i ndihmuar nga Evjen Peri, në po japim disa prej tyre, me shpresë se në të ardhmen mund ta pasurojmë zhvillimin e arsimit tonë: Sheper, Ilia Dilo Sheperi, Aristidh Ruci. Koncke Ndreko Mici ose Ndreko Dhaskali. Hoshtevë, Kolo Ndreu, Qiro Prifti, Qirjako Saqellari. Kico Kalaja, Malëshovë, Petro Tyto ( Mësues letërsie i ka dhënë Çajupit në shkollën e Manastirit të Nivanit. Lliar, Spiro Prifti dhe Aleks Shabani, të dy më mbrapa janë pajisur me mësime fetare (kanë shërbyer respektivisht në Zhej dhe Lliare). Zhej ,Ndreko Sotiri. Doshnice Jorgo Shabani, me origjinë nga Lliara.
Kemi të dhena dhe për Sotir Bitën, Andon Bitën, Vangjel Kason, Sofokli Capin e parë, Mitro Stefanin dhe Mihal Garon.

PERSONALITETE TË SHQUARA
Ismail Qemali , Vëllezërit Frashëri, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi, Myfit Libohova, Mustafa Kruja , Thoma Papapano, Mehmet Esat Pasha, Hasan Dosti, Dhimitër Tutulani, Sali Nivica, Vangjel Zhapa.

ANASTAS SAKELLARI
Në vitet 1857-1858 Ismail Qemali ka qëndruar për rreth tre muaj në Hoshteve tek Qirjaq Puleshi, një familje e cila ruante lidhje miqësore prej më se 20 vjetësh, miqësi që kish ardhur si rezultat se Kalloqirjaqi i kish shpëtuar jetën mëmës së Ismailit, (Qirjaq Puleshi ose Kalloqirjaqi ishte Xhara me famë, Jatro popullor) Kjo e dhënë është e fiksuar në kujtimet e Ismail Qemalit, por dhe në disa këngë të vjetra të Hoshtevës ,
Muhamet beu i Vlonjate,
Miku i Kalloqirjaqe. …
…Penxheret me xhama,
Dyert me qemere
Ky Kallo-Qirjaqi
Behet  me bejlere.

Por dhe në librin e Milo Kristanit ” Hoshteva & Hoshtevjatët ” me bashkautor Ll. Saqellarin .
Duke parë inteligjencën e Ismailit , Anastasi, ku ai rrinte në Hoshtevë pranë familjes me pushime, e regjistron në gjimnazin e Zosimesë, ku Ismaili mbaroi me rezultate të shkëlqyera , sikundër e shpreh vetë në kujtimet e tija.
Regjistrimi në shkollë i Ismail Qemalit, nuk i pëlqeu pronarit të Zosimesë Nikollaq, për dy arsye : Së pari, ishte mysliman , së dyti ngriti dyshimet për ryshfet ( që për këtë kishte të drejte , se në kujtimet që ruante Xhorxh Saqellari , shpesh e përmendte këtë element, të ruajtur nga kujtimet e gjyshit të tij, një mësues që jepte mësime në gjuhën greke, kur në Shqipëri nuk ishin hapur shkollat shqipe). Ismail Qemali ishte nxënësi i parë mysliman që u regjistrua në atë shkollë.
Në vazhdim të punës Anastasi konflikohet me një mësues, mikun e ngushtë të pronarit, të cilin e kishte përjashtuar nga marrëdhëniet akademike (e kishte lënë mësues të thjeshtë) për rezultate të dobëta, duke parë se reputacioni po i binte pronarit të shkollës. Nikollaqi për të marrë një autoritet më të lartë në vitin 1862, kur Zosimea kishte arritur nivelet më të larta, Anastasit nuk i përsëritet mandati, por dhe për një arsye, ndoshta objektive , Anastasit i kishte trokitur pleqëria, dhe kur plakesh shumë pak të duan.
Familja e Anastasit
Anastas Sakellari, drejtori më jetëgjatë i gjimnazit të famshëm të Janinës, nuk u martua dot në kohë, por ai la një djalë me një shërbyese që i mirëmbante shtëpinë, të cilës i kishte humbur burri. I ndodhur përballë presionit të kohës dhe reputacionit që kërkonte ta ruante ai nuk ia ofroi atësinë deri sa ishte në marrëdhënie pune, (shtoj se dhe ajo nuk ia prishi karrierën mbasi rregullat e kohës ishin shumë të ashpra) por ai vazhdimisht paguante për të dhe kjo i kushtoi shumë. Në fund të jetës si ndërpreu marrëdhëniet mësimore Anastasi bashkëjetoi me gruan me të cilën kishte sjellë në jetë djalin dhe u muarr me tekste mësimore ku spikat një gramatikë e niveleve të ulëta.

Anstas Saqellari 24 karat zagorit
Anastasi , Qirkua , Kiçua ishin tre vëllezër ,por kishin dhe dy motra . Anastasi dhe Qirkua, mbaruan të dy në Athinë, Qirkua ishte më i madhi i vëllezërve dhe mbaroi shkollë fetare, shërbeu në kishën e Hoshtevës si epitrop i dhespotit (prift) e dhënë e ruajtur nga një mbishkrim në kishën e Shënpjetrit të cilën e ka përkthyer në librin e tij profesor Theofan Popa e titulluar “Mbishkrime në kishat shqiptare”. Shtoj se arsimimi i tyre vinte si rezultat i statusit që kishte fituar familja në hierarkinë fetare (Saqellari, gradim fetar) ku kisha mbante lidhje të ngushta qysh nga koha e pushtimit Osman, që së bashku me logotetet dhe anagenostet formonin zinxhirin e pushtetit fetar (Francois Pouqueville, në librin “Ali Tepelena”) Popa në librin e tij thotë: “Kjo kishë është e pikturuar në kohën kur ka qënë epitrop i dhespotit , prift Saqellar Qirkua ….” Anastasi ishte i dyti dhe megjthëse ishte për të vazhduar kolegj fetar, e la në mes dhe merr studime të tjera. Por ku bëhet edhe nxënës i një iluministi të madh grek Anastas Psalidhas në Janinë, ish-këshilltar i  Ali Pashës. Historia nuk do të kishte  ardhur tek unë në  rast se nuk do t’i rrezikohesh jeta Kiços , vëllait të tretë.

Qirkua largohet nga shërbesat fetare
Kicua vëllai i tretë punonte rrobaqepës në një fshat afër Leklit, qepte  kostume të kohës.
Mëmës së tyre i shfaqet  në ëndërr, se Kiçon do ta vrisnin dhe në mëngjes i thotë djalit, Qirkos: Çfarë bën që s’interesohesh për vëllain Kiçon, kam parë ëndërr të keqe! Po dhe unë kam parë i thotë prifti. … Vete Qirkua në Lekël , dhe në mëngjes vjen për ta vrarë një person (Kiçon), mbasi i kishte thënë, se e dua të mbaruar kostumin në mëngjes, Prifti ne bastumin e tij kishte të montuar thikë, e hap dhe e vret.

Bashkë me të vëllanë vinë në Hoshtevë. Të nesërmen mbasi mbaroi shërbesën në kishën e Hoshtevës do të vinte në kishën e Konckës për të bërë të njëjtën gjë, por gjatë shërbesës kërkon ujë, në moment ujët iu kthye në  gjak, dhe ai  la  shërbimet kishtare, hoqi dorë nga kisha se vrau një njeri.
Financat e familjes u zvogëluan dhe mëmës së tyre  tani i mbetën sytë nga Janina, ku djali tjetër nuk vinte, Anastasi, dhe  mbas vdekjes së saj marrëdhëniet u dobësuan.
Historiografia komuniste nuk pati interes për shumë figura të kombit, rast unikal është rasti i Ali Pashës që historiografia e la  mënjanë deri në fillim të viteve 1970 sikur mos të kishte ekzistuar fare. U desh një liber brilant i S. Godos që gjerat  të ndryshonin, pastaj  e bënë Aliun më të mirë se Jezu Krishtin, i harruan krimet çnjerëzore në Hormove dhe në Kardhiq.

Kjo është historia e Anastas Saqellarit, pionierit të atdhetarizmit  shqiptar që regjistroi në shkollë babain e kombit shqiptar Ismail Qemalin, mori para që e futi në shkollë dhe mirë bëri, rrezikoi për vete, mbasi komprometoi dhe koleg , mbase jo. Por kur hidhen në peshore dhe  bëhet seleksionimi rezultati del flori … Kush nuk e merr paranë e Beut?!