Zbardhen akuzat mbi kryebashkiakun lezhjan Pjerin Ndreu. – U thirr në SPAK
10 Korrik 2024
Kemi zgjidhur një problem madhor, por si ka shkuar përshtat PD-së së Lezhës. Jam person në hetim po nuk jam i akuzuar. Pse e paragjykon lënien e mandatit?! Nuk ka lidhje me lënien e mandati. Ajo që kam bërë unë është shërbim ndaj komunitetit. Shpërdorimi i detyrës kërkon zgjerimin e fitimeve për vete një dem shteti apo tjerëve, gjë që nuk ekziston. Sa herë do të më thërrasë jam këtu. Do të më kenë sa herë të duan do vij më dëshirë. Jam mbështetës publikisht i kësaj prokurorie. Nuk qahem pse më thirrem, pse më bënë.
Kam ardhur se më ka thirrur SPAK. Unë për vete nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngrihen akuza. Nëse do të ngrenë akuzë do të përballem.’- tha Ndreu, pasi doli nga SPAK.
Kallëzimi ndaj Ndreut është bërë nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes Xhenjo.
Ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së dhe bashkia nuk kishte të drejtë që të kryente punime, pasi nuk është në varësi të saj, ndaj edhe kanë nisur hetimet.
Gazeta Shqiptarja.com