Zbardhen PRAPASKENAT e shkarkimit të Gledis Nanos. – Si refuzoi të jepte dorëheqjen dhe debatet me ministrin…
1 Shtator 2022
Prej ditësh flitej për dorëheqjen e Gledis Nanos, teksa ditën e sotme këshilli i ministrave vendosi ta shkarkojë si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Por me sa duket ka qenë një rrugë jo e shkurtër deri të ky vendim. Sipas “News24” ka disa prapaskena për shakrimin e kreut të Policisë.
“Ka pasur debate të ashpra ditët e fundit mes Nanos dhe ministrit të brendshëm. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra.
Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ky e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Përplasjet mes tyre vijnë për dy arsye, së pari lidhet me situatën kriminale në vend, i cili është tronditur kohët e fundit nga disa ngjarje të rënda dhe së dyti ka të bëjë me emërimin e disa drejtuesve në policia. Z. Nano ka kundërshtuar disa emra të cilët me sa duket i janë diktuar për të drejtuar drejtori apo seksione të veçanta. Për këto dy arsye përplasjet mes tyre kanë qenë tepër të forta”, ka treguar më tej gazetarja.
Të dhënat që pasuan përplasjen polici-ministri treguan se në fakt Gledis Nano kishte refuzuar të jepte dorëheqjen, një akt që ai e tha edhe publikisht: “As nuk kam dhënë dorëheqje dhe as nuk kam ndërmend të dorëhiqem”. Por përplasja, që sipas zyrtarit të qeverisë është për mospërmbushje objektivash, bëri që ditën e djeshme Çuçi të nxirrte publikisht emrin e Tonin Vocajt si i komanduar në vendin e Nanos.
Shkarkimi sipas Çuçit
“Shkarkimi i Gledis Nanos lidhet me mospërmbushje të objektivat në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me situatën e krijuar në muajt e fundit, situatë që kërkon një reagim më të fortë dhe një menaxhim më efikas të Policisë së Shtetit. Për momentin detyrat do t’i nënshtrojë drejtori i Policisë. Puna do jetë e gjithanshme, ngjarjet e ndodhura kanë qenë arsyeja që Policia kërkon një reagim dhe një menaxhim më efikas”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një dalje para mediave.
Gazeta Shqip