10 Nentor 2023

Këtë të premte janë publikuar disa mesazhe tronditëse, që implikojnë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mesazhet janë zbuluar nga grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike dhe u nxorën nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët.

Ata tregojnë komunikimet mes njerëzve të inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Mërtiri dhe Zoto kanë financuar ndërtimin e çerdhes nr. 34 në lagjen Kombinat të Tiranës, në vitin 2019.

Madje në inaugurimin e çerdhes, krah kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë edhe njeriu i Mërtirit dhe Zotos, Giuseppe Ciaffaglione, i cili ka qenë administratori dhe një nga aksionerët kryesorë të inceneratorit të Tiranës.

Zbardhet biseda mes Zotos dhe Mërtirit/ Çuditen për

Por kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërtimin e kësaj çerdheje e ka shitur si punë të Bashkisë së Tiranës.

Kur njerëzit e inceneratorëve kanë parë lajmin në media, janë habitur nga “pabesia” e Veliajt, i cili kopshtin e financuar nga ata e shiti si punën e tij.

Mërtiri dhe Zoto, të regjistruar me emrat Mërtiri 3 dhe Zoto 4 kanë komunikuar në “WhatsApp”, ku shprehin pakënaqësinë e tyre për fshehjen e emrave si financues.

Zbardhet biseda mes Zotos dhe Mërtirit/ Çuditen për

Po kjo ça ishte?”, pyet Mërtiri 3, ndërsa Zoto 4 përgjigjet: “Ku di unë. I ke thënë gjë ti atij?”

“Jo, asnjëherë. Prandaj më bëri çudi”, ia kthen Mërtiri 3.

Zoto 4, i cili duket se nuk është në dijeni i thotë: “S’e di, mbase ka folur me Lalin”.

Këto mesazhe të publikuara nga Berisha tregojnë edhe njëherë lidhjet e kryebashkiakut Erion Veliaj me kokat e inceneratorëve, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar për megaaferën.

Veliaj vijon të paguajë inceneratorin e Tiranës, pavarësisht se ai është jashtë funksionit dhe ka marrë rreth 110 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Çdo ditë dalin fakte dhe dokumente që fundosin kryetarin e Bashkisë së Tiranës, së bashku me “kokat” e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin./ CNA

Zbardhet biseda mes Zotos dhe Mërtirit/ Çuditen për