Zbardhet biseda telefonike Kryeministrit ne ikje Rama me Niko Peleshin: – Çfarë bëhet me PD, LSI andej?
Zbardhet biseda telefonike Kryeministrit ne ikje Rama me Niko Peleshin: – Çfarë bëhet me PD, LSI andej?
5 PRILL 2021
Kryeministri ne ikje Rama kërkoi një raportim për situatën zgjedhore nga drejtuesi politik i PS në qarkun e Korçës Niko Peleshi.
Teksa ishte duke udhëtuar me makinë për në Pogradec, Rama ka telefonuar Peleshin dhe e ka pyetur se çfarë bëhet me Partinë Demokratike dhe Lëvizen Socialiste për Integrim
Pjesë nga biseda
Rama: Po këta si janë këta, PD, LSI, ça bëhet?
Peleshi: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, me denigrime, deklarata, shpifje e sulme personale por nuk po merremi me ata nuk duam të biem në batakun ku duan të na tërheqin. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, njerëzit i kuptojnë. Përshembull ky Edmond Spaho takohet me fermerët i thotë ‘sa të vijmë ne do mbyllim gjithë doganat që ju të shisni gjithë prodhimet’.
Ndërkohë që nuk e bëjmë dot e kjo dihet që nuk bëhet edhe ai e di mirë se është vet ekonomist.
Rama: Po çe pyet, ai tjetri shkon andej do ju heqim traun, tjetri andej do ju hapim rezervuarët, po çe pyet aman, nejse nesje, Rrugës jam unë shihemi atje.