Zbardhet lista e 9 pallateve në Tiranë që pritet të shemben.- Merret vendimi.
31 MAJ 2022
Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për shembjen e 9 pallateve të shpallura si të pabanueshme si pasojë e tërmetit të nëntorit të vitit 2019.
Tenderi ka një vlerë 38 milionë lekë dhe parashikon shembjen e njësive të banimit dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre. Pallatet që do të shemben janë shpallur si të pabanueshme dhe është marrë vendim nga Këshilli Bashkiak për shembjen e tyre.
Objektet që do t’i nënshtrohen prishjes së detyruar janë pallate të cilat janë të ndërtuara kryesisht para viteve ‘90 dhe ndodhen në Njësinë Administrative Nr. 4, Nr. 6 dhe Krrabë në territorin që administron Bashkia Tiranë.
Pallatet që do të shemben:
Pallati 7(136), rruga “Fabrika e Qelqit”, Njësia Administrative Nr. 6
Pallati 97, rruga “Llazi Miho”, Njësia Administrative Nr. 6
Pallati 29 rruga “Haki Stërmilli”, Njësia Administrative Nr. 6
Pallati 21, rruga “Petraq Leka”, Njësia Administrative Nr. 6
Pallati 1, rruga “Shaban Hysa”, Njësia Administrative Nr. 6
Pallati 12, rruga “Zall” Njësia Administrative Krrabë
Pallati 8, rruga “Zall”, Njësia Administrative Krrabë
Pallati 6 rruga “Vangjel Capo”, Njësia Administrative Nr. 4
Pallati 83/1 rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr. 4.
Gazeta Sot