Zbardhet profecia e ministres boshnjake: – Në Ballkan do të plasë lufta, ja çfarë do të ndodhë së shpejti
30 MAJ 2022
Ministrja e Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bisera Turkovic, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ditën e djeshme tërheq vëmendjen mbi diçka për të cilën askush nuk po flet deri më tani. Kriza që po godet Ukrainën me një luftë të përgjakshme së shpejti mund t’i hapë vendin një konflikti të ri dhe tensioneve të reja në Ballkan. Pas luftës në vitet 1990, disa vende të zonës kërkuan të ishin në gjendje të anëtarësoheshin në Bashkimin Evropian, ndërsa të tjerët i shkelën syrin Moskës: Serbia në krye. Dhe kështu Turkovic nuk i prish fjalët dhe shprehet: “Në Bosnjë dhe Hercegovinë shkëputja tashmë ka filluar, Bashkimi Evropian ka një metodë të thjeshtë dhe të lirë për të siguruar që Ballkani të mos përfundojë nën ndikimin rus: pranoni zyrtarisht kandidaturën tonë për Bashkimi Evropian.
Por diplomatja prej kohësh shkon më tej dhe lëshon një alarm mjaft të qartë: “Ne jemi shumë të shqetësuar, Moska dëshiron të kthehet në të qenit aq e madhe sa dikur, sigurisht që nuk do të ndalet dhe nuk do të ecë përpara, jo vetëm në Moldavi dhe Transnistria, por edhe në rajonin tonë”. Në këtë pikë ajo flet hapur për Serbinë: “Serbia duhet të vendosë me kë të qëndrojë, me BE-në apo me Moskën. Ata duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, por në të njëjtën kohë ata mbajnë lidhje të forta me Rusinë. Pra, ne nuk e dimë saktësisht se si do të sillen në të ardhmen, por mendoj se është koha të vendosim se ku duam të shkojë Ballkani Perëndimor. Dhe kjo varet sa nga vendet e Ballkanit, aq edhe nga Bashkimi Evropian. Gjeografikisht i përkasim Evropës, por nëse Brukseli nuk bën hapa në këtë drejtim, ajo hapësirë mund të mbushet nga dikush tjetër”. Por kjo nuk është e gjitha.
Turkovic hedh një bombë të vërtetë diplomatike duke thënë se shkëputja tashmë është duke u zhvilluar në Bosnje: “Ka filluar tashmë, ka pasur vendime të marra nga Republika Srpska që shkojnë në atë drejtim dhe të cilat do të hyjnë në fuqi brenda një viti. Pra, nëse Milorad Dodik fiton në zgjedhjet e tetorit të ardhshëm, ai me siguri do të aktivizojë planin e tij për Republikën Srpska”. Shkurtimisht, një përçarje në Ballkan mund të shkaktojë një fuçi baruti dhe një konflikt me rezultate vërtet të paparashikueshme.
Kriza e Ukrainës rrezikon Kosovën
Erërat e luftës janë gjithnjë e më kërcënuese në Ballkan. Lëvizja e fundit e Kosovës, pritet të sjellë zhvillime të bujshme. Ditën e djeshme, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi hapin e radhës së Prishtinës, aplikimin për në NATO dhe BE, një akt diplomatik që mund të pritet me irritim në Moskë. Kjo pasi që nga momenti kur presidenti rus Vladimir Putin nisi sulmin në Ukrainë, Kosova bëri thirrje të shpeshta për tu anëtarësuar sa më shpejt në NATO si garanci për të shmangur luftën në Ballkan, por anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë do të thoshte as më pak dhe as më shumë, por “luftë” për Serbinë.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka deklaruar pak kohë më parë se “është një kërcënim i hapur për Serbinë dhe një tjetër formë presioni ndaj Presidentit Vuçiç nga vendet që mbështesin anëtarësimin e Prishtinës në NATO dhe këto vende e dinë këtë”, tha ai. Sipas Vulin, nëse Kosova do të anëtarësohej në NATO, Albin Kurti nuk do të ngurronte që të sulmonte serbët në veri të Kosovës. “Do të provokonte konflikt deri kur shteti serb të detyrohej që të ndërhynte për të mbrojtur njerëzit e tij”, thotë ai. Ministri i serb i Brendshëm, gjithashtu tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO shkel rezolutën 1244 të OKB dhe marrëveshjen e Kumanovës. Por Kurti nuk i frikësohet këtij skenari. “Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, tha Kurti në një event politik të Vetëvendosjes.
Gazeta Sot