Zbulim arkeologjik në Peqan të Suharekës. –
Zbulim arkeologjik në Peqan të Suharekës. –
9 korrik 2019
Pasurohet Muzeu i Suharekës Në afërsi të Suharekës në fshatin Peqan është zbuluar një stelë (pllakë guri me një mbishkrim dhe e zbukuruar me figura, që i kushtohej kujtimit të një të vdekuri apo një perëndie). Këtë gjetje e bëri të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai tha se kjo stelë ka një vlerë të jashtëzakonshme për faktin se pasqyron një civilizim të lartë të periudhës Romake. Muharremaj përmes një shkrimi në “Facebook” bëri të ditur se nga shikimi preliminar ky artefakt i përket shekullit të II apo III.
“Sipas disa vlersimeve të ekspertëve që i kam kontaktuar, bazuar në shikimin preliminar kjo stelë duhet ti takoj shek.II apo III dhe bazuar në tekstin në gjuhën latine, duket se është dedikuar një vajze 15 vjeçare. Bazuar në etimologjinë e emrit të saj i takon korpusit të emrave ilir”, ka shkruar Muharremaj. Ky artefakt me vlera të jashtëzakonshme tani u vendos në Muzeun e qytetit. “Ne do të vazhdojmë që të kemi përkujdesje instituticionale”, përfundoi Muharremaj.