Zbulim epokal dorëshkrimesh në manastirin 1500-vjeçar. –
“Koha e zbulimeve të mëdha s’ka mbaruar ende”
Doni prova? Një grup studiuesish në Bibliotekën Elektronike të Dorëshkrimeve të Lashta (EMEL) në Kaliforni përdorën një teknologji të re mbi dorëshkrimet e lashta për të konkluduar në zbulimin e shkrimeve në gjuhët e humbura në pergamenë që ishin larë dhe ripërdorur.
Nën shtresat e shkrimeve më të reja, studiuesit gjetën vepra të shkruara në gjuhën e humbur të albanishtes kaukaziane (Caucasian Albanian) dhe të cilat mund të jenë shkrimet më të hershme mjekësore të vetë burrit të betimit të famshëm- mjekut grek Hipokrati.
Zbulimi gjithashtu tregon domosdoshmërinë në këtë epokë dixhitale për bibliotekat – pergamenat janë mbajtur në bibliotekë në manastirin 1,500-vjeçar të Shën Katerinës, biblioteka më e vjetër që vepron në botë.
Hipokrati.
Në shekullin e 20-të dorëshkrimet të reja i zbuluam nëpër shpella. Në shekullin e 21-të do të përdorim këto teknika të reja mbi dorëshkrimet që deri tani i kemi patur poshtë hundës. Ne do t’i gjejmë zërat e humbur të historisë sonë.”
Michael Phelps nga Biblioteka Elektronike e Dorëshkrimeve të Hershme në Kaliforni përshkruan zbulimet e reja që po dalin nga zbulimet e vjetra që EMEL po gjen duke përdorur teknologjinë më të fundit të imazhit. Disa nga pergamenet në manastirin e Shën Katerinës datojnë në fillimet e saj rreth 565, por shkrimet në pergamenë shpesh nuk janë aq të vjetra. Meqë mediumi herë pas here konsiderohej të jetë më i vlefshëm se mesazhi, ai fshihej ose riciklohej kur zbehej. Për fat të mirë, mbetjet e bojës së vjetër dhe gjurmët mbetën në pergamenë. Phelps dhe skuadra e tij fotografuan atë nga kënde të shumëfishta dhe nën dritën e një spektri të gjerë frekuencash për të kapur çdo copë letre të vogël.
Një mural në manastirin e Shën Katerinës.
Dhe çfarë ishte ajo? Ndoshta gjetja më emocionuese e njoftuar nga selia e Ministrisë së Antikiteteve në Kajro javën e kaluar ishin tekste më të hershme të njohura të shkruara nga Hipokrati dhe tekste të tjera mjekësore greke antike të panjohura më parë. Për dashamirët e gjuhëve të humbura, disa tekste të tjera u gjetën. Këtu përfshihen Shqipja Kaukaziane, një gjuhë e lashtë që u zhduk nga shekulli i pestë dhe u gjet vetëm në disa mbishkrime guri
.
Burimet: http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-4829310/Scientists-lost-languages-Egyptian-monastery.html. 17 gusht 2017.