Zbulime interesante arkeologjike në Gostivar. –
Zbulime interesante arkeologjike në Gostivar. –
Ne shoqërinë e numizmatëve Pajonon Shkup, nënpunësi i Muzeut të Tetovës, (i cili ka ndru jetë dhe donte të mbetet anonim), na tregoi dhe na dha t’a shiqojmë një aplikacion bronzi i gjetur në afërsi të fshatit Pozharan-Gostivar,në fushën e Pollogut. Eksponati u zhduk pa gjurmë, kurse neve na fali vetëm fotografinë që e publikojmë.
Një përshkrim i shkurtë si duket aplikacioni i bronzit i cili paraqet relief që përbëhet nga grupa. Është me të vërtetë një vepër artistike siç shifet edhe në foto. Dy kuaj dhe dy të kalaruar mbi ta që ecin paralelisht kah e djathta në të majtë në një parakalim me kokat lartë. Koka e kalit në prapavijë (kali 2) i panjohuri i ngritur me gjoksin e nxjerrë përpara, këmbët e nxjerrura para kalit në plan të parë (kali 1).Kuajt janë të frenuar dhe duket vetëm njëri rrip për t’a udhëhequr (kalin 1). Mungon dhe është e thyer një pjesë e vogël e këmbës së majtë në anën e përparme-nëngjunja e( kalit nr.2) . Jeljet e kuajve janë të ngritura lartë dhe të shkurta.
Siç duket reliefi është i punuar në kohën e vonshme arkaike që ka një pamje të bukur te kuajt . Një gjë vërrehet edhe te reliefi i mermertë në faltoret greke(rastet e Partenonit të mëhershëm). Gjithashtu duken organet gjinore të kalit(1) ndërsa të dy bishtat në mënyrë elegante të lëshuar në tokë. Është e thyer pjesa e poshtme e bishtit të (kalit 2). Në trupin e (kalit 1) duken dy vrrima të vogla njëra në pjesën e përparme të këmbës së majtë (kali 2). Vrima një, është e shprazët ndërsa vrima dy, ende qëndron në formë cilindrike (lidhëse në trupin e kraterit). Kalin 1, e kalëron figurë mashkulli,ndërsa (kalin 2) figurë e papërcaktuar nga ana gjinore. Figurën 1, e paraqet mashkulli ulur anësh në kalë që vijmë në përfundim sipas dy këmbëve lakuriq thuajse deri në mbarim të kofshëve të lëshuara nga ana e majtë e trupit të kalit.
1.Mashkulli është i veshur me fustanell të shkurt. (pjesë e veshjes për mbrotjte ) me mburojë rrethore në dorën e majt. Të duket se me dorën e djathtë të ngritur e mban frenin e kalit. Koka e kalorësit 1, ëshë mjaft karakteristike. Flokët e tij me kujdes të mbledhura.Mustaqet dhe mjekra e formuar me kujdes dhe hunda me majë të mprehtë që na len hapsirë për të menduar se daton që nga shekullli i VI ose gjysma e parë e shekullit V p.e.s.krahas shembujve të tjerë analogjik. Pas shekullit V p.e.s. flokët në këtë kohë mbahen të shkurtra dhe mjekra ishte shenjë e pleqërisë.[1] Kalorësi nr.2, në prapavijë duket se është djal i ri. Flokët e tij gjithashtu janë të mbledhura me kujdes por ai nuk ka mjekër. Njëkohësisht pjesa e sipërme e trupit të tij është e çveshur. Me këtë pamje të tij vijmë në përfundim se bëhet fjalë për babë e birë luftëtarë. Artisti ka arritur aty një trajtim të saktë anatomik të figurave dhe ka realizuar portrete psikologjike të tyre. Reliefi i aplikacionit ka trashësi 0,5-08 cm. e gjatë 12,09 cm,… Ai është fare pak i lakuar horizontalisht, nga dukshëm mund të përfundojmë se e ndjek formën rrethuese të një krateri të periudhës së vonshme arkaike.
Supozime dhe nalaogji
Pjesërisht gjejmë analogji në aplikacionin e kuajve që i kalërojnë Meduza në kraterin e bronzit të Trebeshinës e gjetur në varrin nr. 8.[2]
Duke gjykuar nga krahasimi në stilin e kuajve të lartpërmendura reliefi i Trebenishtës, reliefi i Gostivarit posedon përpunimin më të bukur në detalet që e ofrojnë deri në fillimin dhe periudhën klasike që do të thotë në fillimin ose në gjysmën e parë të shekullit V p.e.s.
Si një popull luftëtar Ilirët u jipnin,sikurse shqiptarët e sotëm,një rëndësi të posaçme armëve të mira e të bukura. Farkëtarët e armë-punuesit grek bënin gjithnjë e në mënyrë të sipëranuar një tregti të madhe me Ilirët.
Armët e ilirëve ishin këto:
1.Përkrenarja me dy fletë në dy anë me një mburojë për shpinë, e me një tufë hekuri përsipër.
2.Mburoja, shpina kupore, shpesh ishte e stolisur me gjithfarë firgurash. 3.Mburoja për këmbë.
Për armë mësymjeje kishin harkun, shigjetën, e cila kishte një majë të mprehtë e ishte e çdo lloj forme e madhësie.Pastaj kishte shpata,harku,shtiza e topuza. [3] Është me interes të përmendim se mburoja e aplikacionit në fjalë nuk ka asnjë dekorim përveç dy vijave rrethore që aludojnë për një kohë të hershme. Numizmatët e vjetër në to vërejtën tipin e mburojës maqedone,ndërsa arkeologu shqiptar Hasan Ceka , çfaqi në kohë të fundit mendimin se kjo mburojë që është me formë të rrumbullakët dhe me gjysmërrathë koncentrike në skaje, nuk duhet të jetë maqedone, sepse motivi i rrethit koncentrik u është shumë i njohur edhe ilirëve si edhe maqedonëve dhe se sipas kësaj ky detal nuk e tregon patjetër origjinën maqedone të këtij tipi të mburojës. Ceka, prandaj, konkludon se mburoja të tilla njihnin në të njëjtën kohë edhe maqedonët, edhe ilirët.[4]
Mburoja rrumbullake kanë edhe ilirët nga Glasinci,por gjithashtu edhe në jug të Shqipërisë së sotme. I shohim të paraqitura në monedhat e qyteteve ilire,Scodra dhe Lissos të cilat u farkuan mbasi kjo pjesë e ilirisë ra nën pushtetin e mbretit maqedon, Filipit V, në vitin 213. Në dobi të kësaj teze flet edhe përmbajtja që paraqitet në një pllakë të praruar nga periudha helene që u zbulua në Gradishtë afër katundit Selcë e Poshtme në afërsi të Pogradecit në Shqipëri. Në të shohim luftën e ilirëve me maqedonët: ilirët mbajnë mburoja të rrumbullakta ashtu si edhe ushtarët maqedon, kurse i vetmi ndryshim midis atyre mburojave është numri i stolive në formë të gjysmërrathëve koncentrike.[5]
Duke analizuar aplikacionin me siguri mund të vërtetojmë se bëhet fjalë për një krater bronzi,që më së shumti kanë ngjajshmëri me Menadën (valltaren ilire)të gjetur në një varr në Tetovë, por e kemi të vështirë ta vërtetojmë.
Dhe, ndoshta është e mundur të jetë gjetur në ndonjë varr të ndonjë princi të Pollogut të periudhës së vonshme arkaike.
Paraqitjen e kalorësve e gjejmë që në shek.VI p.e.s., por më dendur takohen ata në relievet dhe pikturat e vazove të shekullit IV p.e.s. Në një reliev të tillë luftëtari paraqitet mbi një kalë në dorën e majtë një mburojë të rrumbullakët.
Veshja e kalorësve përbëhej nga një fund i shkurtër mbi gjunjë dhe gjithmonë nga klamida që lidhej mbi supe. Në periudhën e parë të qytetit , në shek.VI p.e.s. përdorej gjatë luftimeve edhe karroja luftarake me një apo dy kuaj,në modelin e heronjve homerikë[6].
Duke u nisur nga vlerat e saja të mëdha artistike dhe arkeologjike është një eksponat me interes të veçantë shkencor për arkeologjinë në përgjithësi dhe në veçanti për arkeologjinë shqiptare.
[1]Autoportreti i burraveApolonia e ilirisë,Neritan Ceka, Shtëpia botuese 8 Nëntori,Tiranë, 1982,f.149-152.
[2]Glasnik skopskog naučnog društva ,Shkup,nr.5-1923,22-24,foto:32,33,34.
N.Vuliq,Jedan nov grob kod Trebeništa.
[3]Karl Patsch Ilirëtpërktheu:Karl Gurakuqi,-Shtëpia botuese EGEN,f.39-50
[4]Hasan Ceka, Questions de numismatique illyrienne, Tiranë, 1972,f.165-167.
[5]Aleksandër Stipçeviq, Ilirët ,historia,jeta,kultura,Rilindja, Prishtinë,1980. f.177-183.
[6]Po aty N.Ceka….