Zbulime të reja në tempullin Paestum. – Statuja dhe altarë që rishkruajnë historinë për Poseidonin e lashtë
18 Prill 2023
Në parkun Arkeologjik Pestum dhe Velia në Itali, kanë dalë në dritë zbulime të reja që pritet të ndryshojnë historinë e njohur të Poseidonisë së lashtë. Materiali ju njeh me detajet.
Gërmimet në Parkun Arkeologjik Paestum dhe Velia në Itali, kanë nxjerrë zbulime të shumta që pritet të ndryshojnë historinë e njohur të Poseidonisë së lashtë.
Në tempullin dorik me bazë prej guri dhe qelinë që strehonte statujën e hyjnisë, dolën në dritë dekorimet në formë luani dhe shtatë koka të habitshme demash, si dhe imazhet e Erosit duke hipur mbi një delfin, që i referohen Poseidonit mitik, perëndisë që i dha emrin qytetit.
“Një gërmim unik, – komenton drejtoresha e parkut arkeologjik Tiziana D’Angelo, – që do të jetë në gjendje të ndryshojë historinë e njohur të Poseidonisë antike”.
“Është tempulli dorik më i vogël që njohim përpara epokës helenistike, ndërtesa e parë në Paestum që shpreh plotësisht kanunin dorik”, shpjegon Gabriel Zuchtriegel, ish-drejtori i Paestum sot në krye të Pompeit.
“Pothuajse një model i vogël i tempullit të madh të Neptunit”, i cili në atë kohë duhet të ketë qenë në ndërtim e sipër, “një lloj lidhje që mungon midis shekujve 6 dhe 5 para Krishtit”.
Shtrirja e objekteve të gjetura në hapësirën që ndan pjesën e përparme të ndërtesës nga altari, të ngritura si rregull jashtë, është e jashtëzakonshme. Kryevepra të vogla mjeshtërie u shtohen shtatë kokave të demave të gjetura rreth altarit, ndoshta “rekuizita” të disponueshme për ata që administronin kultin.
Tempulli vazhdoi të frekuentohej edhe në epokën Lucan e më pas nga viti 273 p.e.s. me ardhjen e romakëve nuk u përdor më.
Nga Besmira Pelushaj