ZBULIMET E FUNDIT ARKEOLOGJIKE NË GJERDAP, DËSHMI SE CIVILIZIMIN EUROPIAN E LINDËN YLLIRËT (ILIRËT)

Perkatiti shqip: /Xhelil Arifi /Proinformacion.

Pse edhe njëhere më shumë,është vërtetuar se teza yllire dhe pasardhsëve të tyre në Ballkan,apo në Gadishullin Yllirik është më afër të vërtetes historike se sa ajo sllave?
Ballkani ,siç quhet tani,ka qenë historikisht kërthiza e Europes moderne ishte epiqendra e Yllirëve të cilët përveq se banonin tërë gadishullin ata shtriheshin përtej, deri në Alpet Zvicrane e Turqi të sotme në mos ma shumë.
Pra ,Parayllirët -Yllirët (Ilirët) ishin zotruesit faktik të këtyre hapësirave mijëra vjet para Krishtit, nga ku u shtri në tërë kontinentin,gjë të cilën e dëshmojnë fakte historike dhe arkeologjike të cilat po dalin në shesh kohëve të fundit ,gjithnjë e më shumë.

Sipas një studimi më të fundit në kuadër të një projekti të madh për prejardhjen e banorëve në bazë të analizave të ADN-së del se Gjerdapi është djepi i civilizimit Europian.Gjerdapi është zonë që ndodhet në Serbinë e sotme në kufi me rumaninë,dhe ky fakt i bënë serbet në një faree mënyre të krenohen me historinë që në fakt nuk është e tyre!
Sipas mediave serbe Dragana Antonović nga Instituti Arkeologjik në Beograd foli për rezultatet e studimit, i cili solli konkluzione të reja dhe të habitshme, duke përdorur saktësisht të dhënat nga lokalitetet e Lepenski Vir, Vlasac dhe Ajman.

Edhe 117 studiues nga 80 institucione botërore, të Harvardit tek Instituti “Max Plank” kanë dalë me rezultate kyçe për të kuptuar mekanizmin e përzierjes gjenetike më të vjetër të popullsisë midis popullsisë indigjene në zonën e Gjerdapit dhe të ardhurve nga Anadolli.
Sipas një konference shtypi, ekspertët botërorë besojnë se ky është një studim jashtëzakonisht i rëndësishëm i ADN-së dhe gjenomit të popullsive të lashta të Evropës.

Ajo kujton se në zonën e Đerdap janë kryer gërmime arkeologjike nga viti 1964 deri më 1970 dhe më pas nga viti 1980 deri më 1984, dhe se ato përfaqësonin një moment historik më të madh në arkeologjinë serbe dhe se në atë moment ishte projekti më i madh kërkimor në Evropë. Aty janë shqyrtuar të dhënat mbi kushtet në të cilat u gjetën skelete të cilat datojnë nga fundi i mezeolitit dhe fillimi i neolitit.

Të kujtojmë, Profesori çek, Dvornik, shkruan:
“Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit.”
Pra entuziazmi “shkencor” i arkeologëve serb, merr fund këtu, sepse Yllirët dhe lidhjet e fiseve të tyre nga kjo anë me ato në Anadoll (te asaj kohe) tashmë po dëshmohen,e me këtë edhe dyshimi se kush është këtu më i vjetri.Shqiptarët si pasardhës direkt të Yllirve,kanë të drejtën e “themeluesve” të civilizimit Europian s’bashku me etërit e tyre Yllirët,gjë që e dëshmon edhe ky fakt i zbuluar.

Më tutje thuhet “Në atë kohë nga fundi i shekullit të 7-të dhe fillimi i mijëvjeçarit të 6-të para Krishtit, në vendet e rëndësishme të Podunavljes- në Lepenski Vir, Padina dhe Vlasac – të sapoardhurit neolitikë nga Anadolia, përzihen me vendasit në Gjerdap”, shpjegon Antonoviçi dhe citon se analiza e ADN-së dhe rezultatet të botuara në Revistën e Nature, ofrojnë të dhëna reale mbi ADN-në dhe gjenet e njerëzve të lashtë nga parahistoria nga territori i Serbisë së sotme.Në këto lokalitete janë gjetur shumë skelete të njerëzve të cilët janë objekte hulumtimi në kuadër të projektit “Historia gjenomike e Evropës Juglindore”.
Këto studime kanë çuar në dijeninë se përzierja gjenetike më e vjetër e popullsisë ishte në këtë zonë.
Këtu e tutje mund të shtrohet pyetja se a ndodhi këtu përzierja Pellasgo-Yllire,kur përmenden ardhësit nga Anadolli dhe bashkimi gjenetik me popullaten indigjene që prodhuan substratin e sotëm gjenetik në Ballkan?Apo ishte thjesht ardhje e njerëzve anadollik te kusherinjtë e vet,pasiqë dihet se elemente të shumta historike shpiejnë në elementin Yllir edhe në atë që quhet Turqi sot!?
Sido që të jetë,dhe ajo ëshhtë punë e historianëve dhe arkeologëve ,një gjë është e sigurtë,pa neve nuk shkruhet historia e Europes sepse ne jemi të vjetër sa vet civilizimi në Kontinentin e vjetër.Kot mundohen të na i vjedhin të tjerët,sidomos sllavët.