Zbulimi arkeologjik që përcakton se kur u krijuan veshjet e para të njerëzimit
Zbulimi arkeologjik që përcakton se kur u krijuan veshjet e para të njerëzimit
Nga Besmira Pelushaj
Arkeologët në Marok kanë identifikuar mjetet që përdoreshin për të prodhuar veshje mijëra vjet më parë. Të krijuara nga kockat, këto “stoli” datojnë 120,000 vjet më parë, dhe janë më të vjetrat të gjetura ndonjëherë, tha një nga studiuesit.
“Është një zbulim i madh pasi për herë të parë ne identifikojmë mjete kockore të vjetra që janë përdorur për të bërë veshje,” tha arkeologu maroken Abdeljalil El Hajraoui.
Ekipi ndërkombëtar zbuloi më shumë se 60 mjete në një shpellë më pak se 20 kilometra nga kryeqyteti i Afrikës së Veriut.
“Mjetet si ato të zbuluara në shpellë u përdorën për 30,000 vjet, gjë që dëshmon shfaqjen e kujtesës kolektive. Ato ishin krijuar qëllimisht për punimin e lëkurës dhe leshit”.
Ekipi gjithashtu zbuloi hapësira jetese të gërmuara në tokë ose të ndërtuara në shpellë, si dhe guaska deti të shpuara të përdorura me sa duket si zbukurime.
Maroku ka qenë vendndodhja e një numri gjetjesh të rëndësishme arkeologjike. Të mërkurën ministria e Kulturës njoftoi se studiuesit në një shpellë pranë Essaouira, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Rabatit, kishin zbuluar një koleksion prej rreth 30 guackash të kërmijve detarë që datonin deri në 150,000 vjet.
Ora Tv.