Zbulimi i arkeologëve italianë: – Një zonjë me emrin ILIRA në mbishkrimet Mesape rreth 2500 vjet më parë
2 Gusht 2022
Rreth 2500 vjet më parë emri Ilir nuk është përdorur vetëm si emër i vendit dhe i popullit që përfaqësonte atë, por edhe si emër njeriu.
Në gjetjet që arkeologët italianë kanë bërë në vendbanimet e Mesapëve është gjetur një vazo ku ishte shkruar emri i një zonje me emrin ILIRA. (shih emërtimet e nënvizuara).
Tek mbiemri Laziova, të bën përshtypje prapashtesa OVA, që deri tani mendohej se ishte sllave dhe përdorej për të shprehur pasardhësin e dikujt. Fakti që kjo prapashtesë gjendet në shkrimet e Mesapëve dhe është përdorur mbi një mijë vjet më parë se sllavët të vinin në Ballkan, na i ndryshon konceptin e deritanishëm
Kjo gjetje vërteton faktin që gjuha Shqipe është shkruar disa mijëra vite më parë.
Studiuesit shqiptarë duket se nuk kanë pasur dëshirën për të studiuar shkrimet Mesape ose mund t’i kën mbajtur fshehur për shkak të një politike të caktuar.
Motit është thënë se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në lëmë të studimeve gjuhësore, ka studiues të paaftë që nuk marrin mundimin të studiojnë, por kanë mbetur me disa shkrime të para 50-të viteve.
Në këto kushte del si detyrë e studiuesve të Akademisë, por edhe të atyre jashtë saj, të thellohen në studime të reja, të heqin dorë nga metodat komuniste me të cilat janë mësuar qysh prejthemelimit të saj.
©Erget Cenolli
Nga Gazeta Dita