Zbulohen dokumentet, si u falsifikua prona 10 ha në Shëngjin me 45 transaksione brenda ditës. Përfituan ish-deputetë, prokurorë e zyrtarë lokalë
Zbulohen dokumentet, si u falsifikua prona 10 ha në Shëngjin me 45 transaksione brenda ditës. Përfituan ish-deputetë, prokurorë e zyrtarë lokalë
– 15.09.20
10 hektarë tokë në malin Shëngjin nuk janë një pronë dosido, të cilën mund ta gezojë pronari i vërtetë. 15 vite pasi ka fituar me vendim gjykate të drejtën e pronës, Nik Palokaj dhe të afermit e tij tashmë kanë në dorë vetëm letrat. Përmes një skeme ku në lojë janë futur dhe kanë përfituar, prokurorë, noterë, zyrtarë lokale dhe deputetë, që kanë ushtruar funksionin gjatë kësaj kohe, është bere gjithcka e mundshme që prona prej 10 hektarësh e Nik Palokës të coptohet në 45 pjesë dhe të tjetërsohet tek persona të tretë përmes trasanksioneve të ndryshme.
Janë 18 familje bashkëpronare që e trashëgojnë prej shekujsh këtë truall. Beteja gjyqësore nisi në vitin 2006. Fillmisht kërkesa e Nik Palokaj për rregjistrimin e pronës nuk është pranuar nga hipoteka edhe pse ka pasur vendim gjykate, madje për ekzekutimin e vendimit të gjykatës mbi pronësine e Nik Palokaj, gjykata e Lezhës ka lëshuar në 2012 edhe një urdhër ekzekutiv që hipoteka të rregjistrojë pronën. Pasi nuk ka pranuar të lëshojë certifikatën e pronësisë, zyra e rregjisitrimit të pasurive është investuar vetë juridikisht për të mos lejuar hipotekimin e pronës duke kërkuar po në gjykatë ndërprejen e veprimeve përmbarimore.
Gjykata e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë familjes Palokaj sipas këtij vendimi që News24 disponon (Vendimi i 2014), por përsëri hipoteka nuk ka pranuar rregjistrimin e pronës, madje edhe pse në dijeni të fakteve ka lejuar nga ana tjetër një seri transaksionesh mbi këtë pasuri me qëllimin e vetëm që pronarët e vërtetë mos ta marrin tokën e tyre. Nga ana tjetër në 2014 pronarë të rinj të kësaj pasurie figurojnë emra të njohur ish-deputetë si Gjovalin Kadeli, ish-regjistrues e juristë, prokurorë, punonjës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe biznesmenë.
Një hetim penal zbuloi falsifikime për të përvetësuar padrejtësisht pronën e Nik Palokaj dhe familjarëve të tij, madje pati dhe të dënuar mes tyre, përfshirë dhe noteren Zana Dema, por as kjo nuk mjaftoi që toka të shkoje tek i zoti. Si shpresë e fundit përmbaruesi që përfaqeson interesat e Nik Palokaj për të rregjistruar pronën prej 10 hekatresh i ështëdrejtuar agjencisë shtetërore të kadastrës në shkurt të këtij viti.
Përgjigjja pas katër muajsh ka qenë dëshpëruese, numri i pasurisë nuk ekziston dhe prona nuk mund të rregjistrohet pasi atë e zotërojnë persona të tjerë që kuptohet qartë se e kanë marrë përmes falsikimit, me një skemë shitblerjes njëra pas tjetrës. Fakti interesant është se 45 transaksione, që të gjitha janë bërë për një ditë më 06 dhjetor 2012. Pasuria është ndarë në parcela të vogla vetëm si e si që të humbnin adresën e saj duke i bërë shit-blerje. Nën dritën e qindra falsikimeve agjencia e kadastrës nuk ka bërë asgjë së paku për të bllokuar veprimet mbi këtë pasuri, dhe për të kërkuar hetim penal për shklejet e bëra nga zyrtarët që kanë drejtuar këtë skeme gabitjeje të pastër.
Gazeta Shqiptare