Zbulohen gjurmët e një krateri 36 milionë vjet më parë të formuar në temperaturë 2300 gradë
Zbulohen gjurmët e një krateri 36 milionë vjet më parë të formuar në temperaturë 2300 gradë
4 Maji 2022
Zbulohen gjurmët e një krateri 36 milionë vjet më parë të formuar në temperaturë 2300 gradë
Një copë qelqi i zi sa një grusht, i zbuluar në vitin 2011 në një krater meteori në Kanada dhe i studiuar për herë të parë në vitin 2017, do të ishte formuar në një temperaturë prej 2370 gradë Celsius, që është shumë më e lartë se temperaturat e hasura në pjesën më të madhe të mantelit të tokës. Ai zbulim nuk u pranua nga i gjithë komuniteti shkencor, sepse vlerat dukeshin shumë të larta.
Tani një analizë e re dhe e thelluar e mineraleve të gjetura brenda atij shkëmbi ka konfirmuar se ajo që u zbulua në vitin 2017 është e vërtetë pa asnjë dyshim. Shkëmbi në fjalë u mblodh nga një grup masash shkëmbore që u krijuan pas shkrirjes së kores sipërfaqësore pas goditjes së një asteroidi që ndodhi rreth 36 milionë vjet më parë, në atë që sot quhet Labrador, Kanada.
Goditja formoi kraterin Mistastin, 28 kilometra në diametër. Atje Michael Zanetti, i cili atëherë ishte student i doktoraturës në Universitetin e Uashingtonit, St. Louis e gjeti shkëmbin gjatë një studimi të financuar nga agjencia hapësinore kanadeze, që synonte të gjente mënyrën më të mirë për të trajnuar astronautët që një ditë do të punonin në Hënë ose në një planet tjetër. Krateri Mistastin duket shumë si një krater hënor dhe shpesh është një vend që përdoret për stërvitjen e astronautëve. Mbledhja e atij kampioni, e bërë në mënyrë të rastësishme, doli jashtëzakonisht e rëndësishme.
Analiza e shkëmbit nxori në pah praninë e zirkoneve, minerale që kristalizohen në temperatura shumë të larta. Gjatë studimit të parë, duke studiuar strukturën e këtyre zirkoneve u bë e mundur të gjurmohej me saktësi të jashtëzakonshme temperatura që ishte aty kur u formuan.
KËRKIMI I RI. Për t’u siguruar që të dhënat ishin të sakta, do të duhej të studioheshin zirkone të tjera të nxjerra nga mostra të tjera shkëmbi. Në studimin e ri, Gavin Tolometti (Universiteti Perëndimor, Kanada) dhe kolegët e tij analizuan katër zirkone të tjera në mostrat e mbledhura në krater nga shkëmbinj të llojeve të ndryshme, për të marrë një pamje më të plotë se si ndikimi ngrohu koren e tokës.
Rezultatet e studimit – të publikuara në Earth and Planetary Science Letters, treguan pa mëdyshje se zirkonet u formuan pikërisht në temperaturën 2370 gradë Celsius. Ndër të tjera, studimi nxori në dritë edhe praninë e një minerali tjetër, reiditit, brenda kokrrave të zirkonit. Reiditet formohen kur zirkonet tejkalojnë temperatura dhe presione të caktuara dhe për këtë arsye është e mundur të gjurmohen presionet që janë ushtruar gjatë goditjes.
Është vërtetuar se përplasja midis asteroidit dhe Tokës prodhoi presione që varionin nga 30 në 40 gigapascals (10 GPa është presioni minimal i nevojshëm për formimin e diamanteve). Presionet që jo vetëm shkrinë një zonë të konsiderueshme të kores së tokës, por që në disa zona duhet t’i kenë avulluar. Ky studim do të jetë i rëndësishëm për analizimin e kratereve të tjerë tokësorë që u formuan në Hënë dhe Mars.