Zbulohen materialet “e pazakonta” që tregojnë të dhëna për Kullën e Babelit

Nentor 2021

IRAK– Kërkimet intensive të arkeologëve kanë bërë të mundur gjetjen e disa të dhënave që duket se po i ndihmojnë studiuesit lidhur me misterin e egzistencës së Kullës së Babelit. Provat përfshirë disa “materiale të pazakonta ndërtimi” të zbuluara në një tullë që besohet se dikur ka qenë pjesë e kullës. Bibla gjithmonë ka përmbajtur histori misterioze, por asnjëra më shumë se Kulla e Babelit. Ekzistenca e saj u ka shpëtuar studiuesve për vite me radhë. Sipas Biblës, te Zanafilla 11:1-9, kulla u ndërtua në tokën e Shinarit në Babiloni, disa kohë pas përmbytjes së madhe.

Tulla u porosit nga mbreti Nebukadnetsar II, që sipas studiuesve besohet se urdhëroi ndërtimin e kullës. Besohet se, pasi njerëzit u sollën në Babiloni e cila ndodhet në Irakun e sotëm, u shndërruan në skllevë. Disa ekspertë besojnë se këta hebrenj të robëruar ishin dëshmitarë të ndërtimit të kullës dhe në fillim u magjepsën, por shpejt e panë strukturën si një simbol të shtypjes së tyre.

Nga Express mësohen detajet rreth tulles së gjetur. Skaji i tullës është i mbuluar me një të zezë të errët, më konkretisht me bitum. “Në librin e Zanafillës thuhet fjalë për fjalë se ata përdorin tulla dhe gur me bitum për llaç.”- tregoi Dr Irving Finkel i Muzeut Britanik.

“Ajo që ne kemi është një tullë dhe bitumi i saj që përshtatet saktësisht në atë kontekst të veçantë kohorë.”-thotë Finkel.

Provat mund të ndihmojnë për të vërtetuar ekzistencën e Kullës së Babelit, historia e saj e shkruar nga një “popullsi e dëshpëruar në mërgi dhe e mbajtur rob nga një mbret i pamëshirshëm”.

Nga ana tjetër përveç kullës, vendndodhja e saktë e Babilonisë ka qenë gjithashtu një tjetër pikë diskutimi. Shumë pretendojnë se qyteti antik ishte brenda kufijve të Irakut të sotëm, të tjerë thonë se ishte diku tjetër në Lindjen e Mesme.