Zbulohen mbetjet e njeriut që u dogj nga vullkani në vitin 79 para Krishtit
Zbulohen mbetjet e njeriut që u dogj nga vullkani në vitin 79 para Krishtit
5 Dhjetor 2021
Vdiq duke ikur nga lava që shpërthente në malin e Vezuvit pak minuta pas një ndër ngjarjet më të rënda natyrore në vitin 79 para Krishtit.
Mbetjet e një burri të mbytur nga vullkani në qytetin e Herculaneumit janë zbuluar së fundmi.
Në njërën dorë mbante një çantë lëkure që përmbante një kuti me unazë dhe monedha. Këto besohet se ishin gjërat e fundit që kishte mundur t’i mblidhte nga shtëpia e tij.
30 vjet më parë, mbetje të ngjashme u gjetën në qytetin romak afër Pompeit. Të gjithë ata po i iknin shpërthimit nëpërmjet detit.
Skeleti u zbulua në vendin që dikur ishte plazh. Tani është e gurtë nga llava që e shkatërroi.
Sipas arkeologëve, viktima ishte burrë rreth moshës 40-45 vjeçare. Ai ishte përplasur në plazh nga forca e shpërthimit dhe fati i tij përfundoi si i 330 të tjerëve që janë gjetur gjatë viteve të kaluara.
Ata thonë se temperaturat shumë të larta nga shpërthimi ia dogji mishin ndërkaq skeleti u mbështoll me hi, gaz dhe gjësende tjera.
“Ky zbulim është shumë interesant sepse prej krejt atyre që kanë ikur nga shpërthimi, ku ishte më së largu nga qyteti i lashtë. Nuk ishte më të tjerët që po prisnin për shpëtim nëpër depot e Tempullit të Venerës”.
Skeleti është gjetur i kthyer përmbys, me kokën që shikonte kah qyteti teksa kishte parë renë gjigante të hirit dhe gazit përvëlues që e kishte lënë të vdekur në vend.
“Është zbulim interesant sepse viktima kishte edhe objekte me vete. Teksa gërmonim me pyetjet se kush ishte, zbuluam se ishte banor që po i ikte shpërthimit dhe dyshojmë se po priste anijen. Këtu jemi në pjesën që dikur ishte det dhe viktima ishte në ujë në momentin e arritjes hirit dhe gazit”.
Kutia që mbante në çantë do të dërgohet në laborator për analiza të kujdesshme, mirëpo fal endoskopit arkeologët arritën të gjenin një unazë bronzi dhe disa monedha.
Arkeologu tjetër Domenico Camardo thotë se zbulimi i skeletit ofron pamje nga momentet e fundit të qytetit dhe kaosit në të cilin gjendej.
“Informacioni më i rëndësishëm që kemi nga ky zbulim është pamja e situatës dramatike të cilën po përjetonin këta njerëz. Ky burrë besohet se gjërat e çmueshme i mori nga shtëpia dhe i ruajti në kutinë prej druri. Nga fuqia e shpërthimit trupi i tij arriti në zonën e plazhit”.
Qyteti i Herculaneumit ishte varrosur më thellë në materialet vullkanike sesa qyteti i famshëm i Pompeit. Kjo do të thotë se nëntoka ende ruan misterin e ditëve të fundit të vullkanit.
Gazeta Koha, Prishtine