Zbulohen Mbetjet e pallatit antik papal në Romë
19 Korrik 2024
Mbetjet e asaj që duket të jetë një pallat mesjetar ku papët jetonin përpara se ta bënin Vatikanin shtëpinë e tyre, janë gjetur në Romë përpara rinovimeve për Vitin e Shenjtë Katolik 2025, ose Jubileun.
Arkeologët zbuluan një strukturë komplekse arkitekturore me mure, një bazilikë monumentale e ndërtuar nga perandori Konstantin në shekullin e 4-të, tha ministria e Kulturës në një deklaratë.
“Ky është një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Romës dhe historinë e saj, pasi asnjë gërmim i gjerë arkeologjik nuk është kryer ndonjëherë në shesh”, tha ministria.
Zona përreth është duke u zbukuruar përpara Jubileut, një ngjarje njëvjeçare që fillon në dhjetor dhe pritet të tërheqë më shumë se 30 milionë pelegrinë dhe turistë në kryeqytetin italian.
Historia e gjatë e Romës, që shtrihet pothuajse 2800 vjet më parë, do të thotë se punimet në rrugë shpesh çojnë në zbulime arkeologjike.
Gërmime të tjera pranë Vatikanit për të zgjatur një tunel rrugor përpara Jubileut, javët e fundit, ka nxjerrë në pah gjurmë të një kopshti që besohet se është përdorur nga perandori Kaligula.